Nabizi
Mobileri Kupa
Reklamo Ketu! Reklamo ketu!
Dasmat, ahengje apo!?
Opinion, Slider

Dasmat, ahengje apo!?

Autor: Blerim Hyseni-gazetar

DASMAT AHENGJE APO!?
Si cdo vere edhe sivjet dasmat kanë qenë eventet të cilat rrallë kush ka mbet pa i shijuar, numri i tyre gjithnjë vjen në rritje, por niveli i tyre gjithnjë vjen në ulje saqë të marësh pjesë në një dasëm më shumë të shton dëshpërimin sesa kënaqësinë! Më shumë se aty, askund tjetër nuk e vëren nivelin se ku jemi, e ka e kemi marrë kahjen të shkojmë! E di që shumica s’do pajtohen, e di se nje numër i madh do të thonë, ja ky, por, mendoj që disa dukuri që folen në muhabete e që mbesin vetëm aty, eshte koha e fundit tu jepet fund. A është lehtë sot të bësh dasëm, sigurisht që jo dhe do te mundohem të bëjë përshkrimin që në fund del se vërtet ne sjemi të vafur ashtu sic edhe ankohemi pa ndërprerë! Sezoni i verës apo i dasmave sic po e quajnë shumica për ne që jetojmë në vendlindje është bërë i vështirë të pëballohet edhe atë pa patur dasëm shpije, por vetëm duke iu bërë qefin të tjerëve me pjësëmarrjen tonë. Fillojmë nga muzika, atë duhet ta rezevosh sëpaku tani për gushtin e vitit të ardhshëm, me minimum cmim 2000 euro, kjo far muzike gjatë dasmës më shumë të përdhunon trurin sesa që të knaq veshin! Duke qenë se këngetari ska zë për të këndu këte mundohet ta arrije me zë maksimum që ndoshta në stadium do të mjaftonte por sigurisht që në një ambient të mbyllur të tranonte! Në dy dasma që rastisa as edhe një këngë nuk u kendua për me të knaq dhe për cudi kur unë pororsita këngën tumankuqe e kënduan vetëm një strofe sepse tutje nuk e dinin! Megjithatë gjatë dasmës këngetarëve iu shkoi nata duke bertitur hajde filan e hajde fistek sepse asnje ama bash asnje fjalë të ndonjë kënge se mora vesh, por kjo skishte rëndesi sepse kur këngëtari bërtet hajde filan nënkuptonte 100 euro në ballë, eurot flitironin në ballin e këngetarit sikur të ishin letra për toalet! Ketu sëpari fajtor janë mërgimtarët të cilët nga komplekset e tyre duke dashur të dëshmojnë krenari dëshmojnë nivelin më të ulët të shoqerisë sonë. Ta zëme daja në gurbet muzikës në ballë ia vendos 100 euro, mirëpo ai daja tjetër që rroge merr 300 ose 400 euro për mos me u korit edhe ai e nderon muzikën me 100 euro! Nga e gjithë kjo katrahurë sepse nuk mu dok se ishte ahengj me i knaqur doli këngëtari i cili para një viti ishte rezervuar me 2000 euro edhe minimum 2000 i futi në xhep atë natë, askush më i pagua se ai se besoj që është në këtë krizë. Sëdyti i knaqur restorani me porci 20 euro për person minimum 200 veta nga 20 euro bëje llogarinë! Kjo ishte vetëm në restoran jashtë tij, nusja përgatitet minimum 500 euro tek salloni i frizurës edhe atë nëse e ka caktua që para një viti sepse ndryshe ska termine! Eh këto që sjanë nuse cka ndodh, ajo qe është në kurbet në dasëm nuk duhet të shkojë me u “korit” pa frizurë ama kjo që është këtu për inatë të saj gjithashtu duhet të shkojë, edhe ketu cmimin nga 150 deri 200 euro varësisht nga profesionisti dhe fama e tij! Edhe këto sallonet jo pak fitim se nuk po e di matematikën me ba nje llogari! A kur vjen puna te dhurata për në dasëm këtu pak e kemi situaten me ndryshe, sepse duhet me u mendu se cka na ka pas sjell ai kur ne kishim dasëm, këtu dora është e shtrëngume koxha fortë, nese ai ka sjell dhuratën 20 euro, edhe ne 20, as 21 nuk bën, sepse reciprociteti këtu është në rend të parë! Përpara kur dikuj në familje i ka vdek dikush e kanë pyetur si e ke hallin, a te duhet ndihmë dicka e njejta ka vlejt edhe për dasëm. Sot jo që s’të pyet kush por nga ata që muzikës ia ngjesin në ballë parat dhe ata që i japin para për frizure nga 200 euro le të thojë njëri se cilen familje e pyeten more a ke nevojë për dicka e me ia lënë sëpaku 100 euro , te rrallë janë këto raste për këtë jam me shumë se i bindur, sepse vetëm nëse fillon ndonjë muhabet se si po jetohet këtu ata stë lënë vend që të ankohesh ti, duke tregu se sa e vështirë është bërë jeta në Perendim, e kur unë ua kthej me provokim se edhe këtu për bukë spo vdiset kthehuni e rregullone jetën si ne që po jetojmë këtu me shumë ironi ma kthejnë “a po tallesh me mua a”. Ju që po jetoni jashtë more vëllezër na morët në qafë edhe neve ketu, sepse me pa vetedije po na futni rrugeve pa kthim. Sillni kendej pak kulturë nga atje nese mundeni, mos na trenoni gjithë natën me motora nëpër qytet, mos u parkoni aty ku ju teket, mos i hudhni kanaqet aty ku e mbaroni , sepse këtë nuk guxon ta besh në Gjermani e mos e bën as në Kumanovë, Shkup apo Tetovë ! Le të ju marrim pak lakmi sepse neve skemi nevojë të na shiteni të pasur sepse ne gezohemi që ju keni, por mbani llogari edhe për ata që skane mundesi me dërgu gruan në frizer 200 euro, skanë mundësi këngetarin me “nderu” 5 min duke ia ngjit në ballë nga 100 euro sepse ato bëjnë minimum 2000 euro. Tek e fundit edhe ti atje i ke fitu me shumë djersë e pse po i harxhon aq lehtë e aq keq! Pastaj vërtet se kuptoj cfarë kënaqësie është me ia ngjit në ballë parat këngetarit ! A desh e harrova, histori më vete janë daulxhinjtë sic i themi në Kumanovë, ata rendom nuk janë shqiptarë ,sepse ne turpërohemi me ushtru me i ra daulles, por janë të etnisë rome, por ata cmimin e kishin rrit si nom, nga 100 në 250 eruo e diku ndoshta edhe më shumë! Vec ngjitja e eurove në balle është rit i njëjtë edhe me daullxhinjtë ! Imagjinoni për dy orë sa i bien daullës hic me pak se 1000 euro nuk janë, e po le të më tregojë dikush në Maqedoni kush e ka 500 euro orën. Keto dukuri po vijnë gjithnjë e me shumë duke marre tetpjetën dhe gjithnjë e më shumë po shtohen e do vijë dita që dasmat do të bëhen vetëm brenda familjes sepse një numër i madh sdo ketë mundësi ti përballojë ketyre harxhimeve të kota dhe marramendëse që i përmenda vetëm që më kanë ra në sy, sepse jam shumë i bindur se ka edhe të tjera që une si kam pa, e si kam degju!

August 7, 2022
Butik Mili

Struga Ekspres