Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiDashuria e nënës të mbron nga stresi

Dashuria e nënës të mbron nga stresi

Pavarësisht se efektet e oksitocinës mbi qeniet njerëzore nuk janë sqaruar të gjitha, duket se këto mund të favorizojnë një lidhje më të fortë mes nënës dhe fëmijës

Hulumtimet më të reja tregojnë rezultate interesante në lidhje me atë se si fëmijëria e hershme mund të ndikojë në jetën e një të rrituri. Përvoja gjatë foshnjërisë, ngjarjet që nuk kujtohen etj., reflektohen në jetën e tyre dhe nxisin reagime të caktuara në fazën e rritjes. Sipas një hulumtimi, fëmijët që kanë pasur shumë dashuri nga nëna, kujdes dhe vëmendje, kur të rriten do të ndjehen më të sigurt në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Gjithashtu, ata më mirë do të gjenden edhe në kontaktet shoqërore, si dhe në vështirësitë jetësore. Hulumtimi ka zbuluar që dashuria e nënës është shumë e rëndësishme, dhe përgjegjësia prindërore është më e madhe sesa që është menduar më parë. Por, pse ndikon aq shumë sjellja dhe dashuria e nënës te fëmija?

Sekreti qëndron te hormoni i dashurisë. Dashuria e nënës për fëmijën nuk mund të përshkruhet me fjalë: është aq e madhe, aq komplekse dhe aq e bukur. Janë të shumtë ata që e mbështesin këtë tezë. Në fakt, kjo dashuri kaq e madhe dhe e veçantë ka qenë objekt i një sërë studimesh shkencore të bëra kohët e fundit. Mes faktorëve që e lidhin kaq shumë nënën dhe fëmijën, me sa duket, qëndron një hormoni ashtuquajtur “hormoni i dashurisë”, oksitocina. Është ky hormon që mendohet se prodhohet në sasitë mëdha pas lindjes, çka bën që nëna të këtë një dashuri kaq të fortë ndaj të sapolindurit. Kjo sjellje i jep rëndësi një procesi që forcon lidhjen mes të dyve, madje shumë më tepër se ajo mes babait dhe fëmijës.

Pavarësisht se efektet e oksitocinës mbi qeniet njerëzore nuk janë sqaruar të gjitha, duket se këto mund të favorizojnë një lidhje më të fortë mes nënës dhe fëmijës. Megjithatë, ajo që është e qartë ka lidhje me faktin se kjo substancë luan disa role të rëndësishme. Mes funksioneve janë dy më të rëndësishëm, të ushtruara gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, e që janë: stimulimi i dhimbjeve të lindjes, dhe ushqyerja me gji e foshnjës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments