Danimarkë- Nje i vrare dhe tre te plagosur

0
12

Danimarke-Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kafe në Kopenhagen dhe si pasojë 1 person ka mbetur i vdekur dhe 3 efektivë policie janë plagosur.  Ngjarja ka ndodhur në një kafene  ku po diskutohej për islamin dhe lirinë e fjalës.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Takimi u organizua nga artisti suedez Lars Vilks, i cili ishte dhe në shënjestër nga ekstremistët islamikë për karikaturën e Profetit Muhamed në vitin 2007.

Organizatorja e takimit në kafenenë Krudttoenden Helle Merret Brix deklaroi se artisti Vilks nuk është prekur nga plumbat.

Ndërsa sipas  mediave vendase, në takim merrte pjesë edhe ambasadori francez, i cili përmes një statusi në rrjetin social Twitter shkruan: Jam gjallë!

Sipas mediave daneze terroristët kanë qëlluar të  paktën 30 herë më armë dhe më pas janë larguar menjëherë.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5