Thursday, May 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëDalja e UÇK-së në skenë 25 vite më parë, histori që nuk...

Dalja e UÇK-së në skenë 25 vite më parë, histori që nuk përsëritet

Më 28 nëntor të vitit 1997, fshati Llaushë të Skenderajt ishte bërë gati për ceremoninë e varrimit të mësuesit Halit Geci.

Pakkush e dinte se atë natë po bëhej gati një plan tjetër pos varrimit.

Një grup burrash, që dy ditë më herët ia kthyen pushkën armikut, qëndronin në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë të Skënderajt.

Aty ishte edhe Adem Jashari.

U mor vendimi që në varrimin e mësuesit të vraarë nga serbët, të dal publikisht Ushtria Clirimtare e Kosovës.

Mijëra njerëz të mbledhur për ta nderuar mësuesin e vrarë nga Serbët, nuk e kishin idenë se do të jetë dëshmitar të një ngjarje që do të shënonte historinë.

Tre emra që do të jenë imazhi I parë I luftës për çlirim tashmë ishin caktuar.

Drejt varrezave ku ishin mbledhur qytetarë nga e gjithë Kosova, u nisen me veturë Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.

Pa paralajmërim, treshja e UCK-së u ngjit në skenë për t’u shfaqur para botës si ushtar që do të luftonin e do vdisnin për lirinë e vendit.

Të prekur nga dhimbja e mësuesit, qytetarët u shtangën kur para tyre u shfaqen tre burra me uniformë që po flisnin shqip.

Dikush nga turma thirri emrin UCK, më pas kësaj thirrje iu bashkuan të gjithë.

Qëndrimi para masës i treshes që hyri në histori nuk zgjati as 5 minuta.

Ata u larguan nga vendi duke lënë pas betimin se bashkë më shumë të tjerë do të luftonin për lirinë e Kosovës. /T7

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments