Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 2.1.2024.
– Advertisements –
Nga data 10.1.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 72,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,517 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen
për 1,00 denar/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,281 den/kg dhe do të jetë 41,517 den/kg.