
Deputeti i së Majtës, Borisllav Kërmov gjatë fjalës në Kuvend rreth propozimit francez drejtoi disa akuza ndaj shqiptarëve, ndërsa nuk e la pa u futur edhe në histori.
“E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serb. A do të hiqni dorë nga Skënderbeu”, tha Kërmov duke iu drejtuar deputetëve shqiptar në Kuvend.

Sipas Kërmov në vitin 2001 është devalvuar lufta për të drejta
“Lufta për të drejta e shqiptarëve u devalvua pas vitit 2001. Kjo është luftë për territor“, u shprej ndër të tjerash deputeti Kërmov./ KlanMacedonia
 
 
 

 
		 
 
		 