Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniCIVIL me gjykim për klipet zgjedhore me përmbajtje ofenduese

CIVIL me gjykim për klipet zgjedhore me përmbajtje ofenduese

“CIVIL” sot përmes një kumtese me shkrim reagoi ndaj klipeve parazgjedhore, të cilat, siç theksojnë, janë poshtëruese për njerëzit, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe për gratë.

“Klipet e tilla mund të mos dërgojnë mesazh të drejtpërdrejtë, por të paktën nxisin krijimin e paragjykimeve dhe gjuhës së urrejtjes. CIVIL u bën apel të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor që të jenë të kujdesshëm në të ardhmen se çfarë mesazhe dërgojnë me propagandat e tyre parazgjedhore dhe produktet mediatike. Fyerje, poshtërim, diskriminim, seksizëm janë mënyrat përfundimisht të papranueshme të konkurrencës politike”, thuhet në komunikatë.

CIVIL u bëri thirrje partive politike që t’i zhvillojnë fushatat në mënyrë të drejtë, demokratike dhe të sigurt, dhe në vend të propagandës së zezë, të promovojnë idetë që dalin nga programet e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë një pamje të qartë të ofertave politike dhe të vendosin se për kë do të votojnë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments