“CIVIL” sot përmes një kumtese me shkrim reagoi ndaj klipeve parazgjedhore, të cilat, siç theksojnë, janë poshtëruese për njerëzit, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe për gratë.
“Klipet e tilla mund të mos dërgojnë mesazh të drejtpërdrejtë, por të paktën nxisin krijimin e paragjykimeve dhe gjuhës së urrejtjes. CIVIL u bën apel të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor që të jenë të kujdesshëm në të ardhmen se çfarë mesazhe dërgojnë me propagandat e tyre parazgjedhore dhe produktet mediatike. Fyerje, poshtërim, diskriminim, seksizëm janë mënyrat përfundimisht të papranueshme të konkurrencës politike”, thuhet në komunikatë.
CIVIL u bëri thirrje partive politike që t’i zhvillojnë fushatat në mënyrë të drejtë, demokratike dhe të sigurt, dhe në vend të propagandës së zezë, të promovojnë idetë që dalin nga programet e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë një pamje të qartë të ofertave politike dhe të vendosin se për kë do të votojnë.