E di që kryeministri grek Kirijakos Micotakis absolutisht është në dijeni se po të ishte ai dhe të kishte një marrëveshje të tillë, do të nënshkruante me tre duar, e jo me dy, thotë ish-kryeministri grek dhe lider i SYRIZA-s, Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin lokal grek TRT, duke folur për Marrëveshjen e Prespës.
Siç njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Athina, Cipras ka dhënë kritika deri tek Qeveria aktuale greke se para një viti e ka akuzuar Kabinetin e tij të atëhershëm qeveritar për “marrëveshje tradhtare”, ndërsa tani Micotakis thotë se do ta respektojë.
“Këtë marrëveshje e quajti tradhti dhe madje në Parlament është kërcënuar se nëse ai zgjidhet do të jetë pengesë për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut. Sot është ai i cili është i detyruar dhe merr iniciativa si qeveri që sërish të fillojë diskutim për politikën integruese të Maqedonisë së Veriut. Unë them se kjo është e drejtë, por këtë hipokrizi do ta dënojë, po populli që votoi për SYRIZA-n, por ata që votuan për Demokraci të Re”, ka thënë Cipras.