Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30 në një ekspoziturë të “Sparkasse Bank” në Kërçovë, autor i panjohur duke iu kërcënuar më armë nga një punëtore ka marrë 100.000 denarë, 2.500 euro dhe rreth 2.800 dollarë. Plaçkitësi pasi që ka marrë paratë është larguar, përcjell Struga Ekspres.
Policia ka bërë inspektin në vendin e ngjarjes, po ndërmirren gjitha masat për gjetjen e autorit.