Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion“Çfarë e ke? Inshallah djalë… Po, po, inshallah”

“Çfarë e ke? Inshallah djalë… Po, po, inshallah”

Saranda R. Shala
Të presësh një fëmijë në jetë për herë të parë, për secilën nënë, mendoj se është ndjenja më e bukur që di të dhurojë vetëm i madhi Zot. Që në fëmijëri gjithmonë më ka bërë përshtypje, por që edhe e pëlqeja pa masë refrenin e këngës ” E duam lumturinë”. Fjalët e këti refreni të mbushin me gëzim dhe entuziazëm. Sa ëmbël autori e portretizon nënën, kur thotë: ” Fjala nënë kudo në botë/, zgjon në zemra dashurinë,/mirëmëngjes jetës i thotë,/ se nëna lind njerinë”. Nëna për secin prej nesh është njeriu më i admiruar, bartësja e jetës njerëzore, e krahasuar me heroina, të cilat bëhen idhujt tanë.

Ndonjëherë fuqia mbrojtëse e tyre, na ngjan me një qenie të jashtëzakonshme e mbinjerëzore. Janë ato që gjejnë kohë të kujdesen për çdo gjë duke mos u ankuar asnjëherë për lodhjen dhe mundimin e tyre.

Të bëhesh e të jesh nënë, nuk është aq e thjeshtë dhe e lehtë. Ajo ka vështirësitë e veta. Nuk do të ishte e nevojshme të përmendim këtu që nga koha e shtatzanisë, lindjen e të tjera si këto e deri në mirërritjen e fëmijës që sjell në jetë deri sa rritet e më tej akoma.

Sa herë nëna rri zgjuar, sa herë nëna ndjen shqetësimet e fëmijës së saj, kur ai qan, sa herë nëna ndjen dhembjen e dhembjes të fëmijës së saj, sa herë nëna….. Eh, sa herë… Të jetën gjithmonë e shqetësuar. Nëna kujdesi më i madh për fëmijën e vet, ndaj dhe Çajupi shkruan për mirërritjen e fëmijës: ” dashuri e nënës dhe përkëdhelitë”.

Prandaj ,ti që flet kuturu, pa pikë logjike, pyet: “Çfarë e ke? Ishallah djalë?” Përse pyet? Djalë apo vajzë le të jetë, në radhë të parë është njeri. Mentalitet i mykur në kohët moderne, verbëri foshnjore e një truri mbetur në lashtësi. Pyetje të tilla të neveritshme i bëjnë njerëzit e komunitetit primitiv. A e mendoni ndonjëherë, kur thoni ” ishallah djalë”, sikur të gjitha nënat do lindnin djem, a do të kishte riprodhim?

Siç duket në vendin tim këtyre njerëzve nuk u bën përshtypje shëndeti i një gruaje, shëndeti i një fëmije brenda barkut të nënës së vet, por gjinia. A nuk është aktuale thënie e Shksipit, tek Hamleti , kur thotë: ” O botë, o prapësi , o dreq,/që paskam lindur unë të të ndreq”. Pyetje të tilla që bëhen zakonisht “çfarë e ke, djalë apo vajzë?” janë të neveritshme, të pështira. Përse ne shqiptarët kërkojmë vetëm djem? Çfarë është kjo? Pa përsëritur vetveten për çka shkrova më lart, por që detyrohem ta përsëris, duke thënë, se është thjesht mykje e mentalitetit.

Zgjohuni, zhvishuni nga ky lloj mentaliteti, hiqeni mykun nga mendjet tuaja. Djalë a vajzë, në radhë të parë është njeri. I vetmi urim do të ishte: ” Të vijë shëndoshë në këtë jetë”.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!