Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniCaktohet edhe data e hapjes së aeroporteve në Maqedoninë e Veriut

Caktohet edhe data e hapjes së aeroporteve në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur edhe për hapjen e aeroporteve të vendit, pas një periudhe të gjatë të bllokimit për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Sipas vendimit qeveritar, me protokoll të veçantë më 1 korrik, me punë të rregullt fillon edhe trafiku ajror në vend. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër do të jenë të hapura për udhëtarët.

Nga e premtja po ashtu do të jenë të hapur plotësisht edhe kufijt në vend, pa asnjë kusht për udhëtarët që hyjnë dhe dalin, pra nuk do të kërkohet test PCR negativ për koronavirus, dhe nuk do të duhet të nënshkruhet një deklaratë për vetëizolim të detyrueshëm 14-ditorë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments