/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Bushi: Prioritet avancimi në pozitat e “paprekshme” të MPB-së (FOTO)
Maqedoni, Slider

Bushi: Prioritet avancimi në pozitat e “paprekshme” të MPB-së (FOTO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi në prononcimin e tij të parë për media ka deklaruar se gjatë mandatit tij do të përkushtohet për avancimin e shqiptarëve në pozitat të cilat deri tani ishin të paprekshme për shqiptarët.

Duke folur për kushtet e policisë dhe zbatimin e standardeve bashkëkohore, Bushi ka theksuar se policia deri tani ka bërë hapa të guximshëm sa i përket reformave në organet policore dhe shërbimet e policisë.

Duke folur për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, njeriu i dytë i policisë ka deklaruar se kundër fenomenit në fjalë do të zbatojë parimin e zero tolerancës. Ndërkohë që shton se në MPB duhet sa më shpejtë gjetur formulimet e duhura juridike në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili do të mundëson zbatimin e gjuhës shqipe si kategori Kushtetuese dhe e drejtë themelore e çdo qytetari dhe nëpunësi policorë.

September 24, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres