Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBursa për 70 studentë të kategorive sociale nga Fondacioni LEORON

Bursa për 70 studentë të kategorive sociale nga Fondacioni LEORON

Shtatëdhjetë studentë të kategorive sociale nga tërë shteti, fituan bursa nga Fondacioni LEORON , organizatë bamirëse me seli në Shkup dhe pjesë e institutit LEORON nga Dubai.

Studentët firmosën marrëveshje njëvjeçare për bursat, të cilat janë në vlerë të tërësishme prej 4,3 milionë denarë.

Nga fondacioni theksojnë se bëjnë përpjekje t’i eliminojnë dallimet në arsim dhe të sigurojnë qasje të barabartë deri te arsimi i lartë te qytetarët.

“Misioni i Fondacionit LEORON është promovim i zhvillimit akademik në bashkësitë ku punon. Jam e sigurtë se gjithë ju do të kontribuoni drejt këtij misioni me punën tuaj në shoqërinë tonë dhe bashkësinë në të cilën jetojmë”, thotë Valjeta Jusufi, drejtoreshë ekzekutive e Institutit LEORON, qëndron në kumtesën e sotme.

Në LEORON kanë arritur më shumë se 700 aplikime për bursa. Procesit të finalizimit të 70-të finalistëve, i ka paraprirë selektimi në bazë të gjendjes sociale dhe ekonomike të aplikuesve, ndërsa rol të rëndësishëm ka pasur edhe suksesi akademik i kandidatëve.

Ndryshe, nga Fondacioni shtojnë se bursat e ndara studentore janë vazhdim i tërë aktiviteteve vullnetare të cilat LEORON i organizon në shumë vende, duke e përfshirë edhe Maqedoninë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments