Sunday, May 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBujar Osmani: Shqiptarët nuk kanë shkelur dinjitetin e askujt, kemi marrë hisen...

Bujar Osmani: Shqiptarët nuk kanë shkelur dinjitetin e askujt, kemi marrë hisen tonë!

Në një deklaratë të fundit, Bujar Osmani ka theksuar se për Maqedoninë e Veriut, debati politik nuk duhet të mbizotërohet nga çështjet etnike dhe nga ndikimet e jashtme, por nga përqendrimi në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Duke u ndalur në kërkesat e opozitës maqedonase për përjashtimin e deputetëve shqiptarë nga vendimmarrja, Osmani ka vënë në dukje se kjo është një qasje përjashtuese dhe shoviniste që nuk kontribuon në dinjitetin e asnjë komuniteti.

“Ndërhyrje të tilla ka pasur në vazhdimësi dhe nuk është asgjë e jashtëzakonshme partitë politike mbështetet në kaudër të familjeve politike. Ajo që e bën pak më specifike është kur ata personalitete politike janë edhe burrështetas udhëheqin institucione dhe atëherë ivolvojnë dhe shtetin. Kjo ka qenë debat por më besoni se për Maqedoninë e Veriut kjo nuk është fare pjesë e debatit politik.
Njerëzit këtu janë të brengosur për të ardhmen e vendit, opozita maqedonase po kërkon 61 deputetë që të na përjashton neve nga vendimmarrëja, kjo është thirrje shoviniste për shkak se është përjashtuese, slloganet e tyre janë që ta kthejnë dinjitetin këtu, gjasme shqiptarët kanë marrë pozitën e kryeministrit, e ministrit të Jashtëm paskan shkelur mbi dinjitetin e komunitetit Maqedonas. Ne nuk kemi shkelur dinjitetin e askujtë, ne kemi marrë hisen tonë ne kemi krijuar kushte për një shtet ku secili njeri mund të pretendojë për secilin pozicio e do, dhe për çfarë do lloj të ardhmëje të vet pavarësisht përkatësisë etinike, sociale dhe kulturore”, tha Osmani.

Ai ka shtuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të brengosur për të ardhmen e vendit dhe e shohin integrimin në BE si rrugën kryesore për zhvillim dhe stabilitet. Osmani ka bërë thirrje për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në politikën e vendit, duke u larguar nga nacionalizmi që synon izolimin dhe duke u përqendruar në marrëveshjet kyçe si ajo e Prespës dhe e Ohrit.

“Nuk ka këtu një debat të tillë, njerëzit e dinë që jemi shumë afër BE-së, e dinë që nëse nuk e lejojmë që të dominojë ky nacionalizëm maqedonas i cili don ta izolojë shtetin duke minimizuar Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Ohrit, ne për katër vite mund të jemi pjesë e BE-së. Kjo është ajo që e brengos qytetarin e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments