Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar se profili i tij në Twitter është sulmuar nga hakerët.
Deri në këtë moment me të njëjtin nuk menaxhon Osmani dhe si rrjedhojë, ka sqaruar ai, aktivitetet e fundit nuk përfaqësojnë syimet dhe bindjet e tij, transmeton TV21.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
Dua t’ju informoj se profili im zyrtar dhe i verifikuar në Twitter, si Ministër i Punëve të Jashtme, @Bujar_O (Bujar Osmani), sot ka qenë objekt i një sulmi hakerësh dhe është marrë nën kontroll nga persona të panjohur.
Ju njoftoj se për momentin, profili im në Twitter është jashtë kontrollit tim, dhe si rrjedhojë, aktivitetet e fundit nuk përfaqësojnë as synimet, aktivitetet, pikëpamjet e bindjet e mia e as nuk janë pikëpamje zyrtare të institucionit.
Rasti është raportuar në Ministrinë e Brendshme, si dhe në adresat përkatëse në rrjetin social “Twitter”, nga ku pres reagim të shpejtë dhe kthim të profilit zyrtar dhe të verifikuar nën kontrollin tim.