Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBujar Osmani: Nuk ka datë tjetër për zgjedhje përveç 5 korrikut

Bujar Osmani: Nuk ka datë tjetër për zgjedhje përveç 5 korrikut

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani beson se nuk ka datë tjetër përveç 5 korrikut për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke theksuar se të tilla janë afatet edhe ligjore edhe logjike.

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, nuk ka datë tjetër përveç 5 korrikut në këtë periudhë që vjen. Të tilla janë afatet, si ligjore, ashtu edhe logjike. Unë pres që ne do të arrijmë marrëveshje për më 5 korrik që t’i kthejmë institucionet. Megjithatë, nëse e vendosim në ‘peshore’ nëse sëmuret dikush nga procesi zgjedhor, madje nëse është asimptomatik, vallë ia vlen e gjithë kjo? Pra, në këto dy javë, le të ndjekim trendet”, theksoi Osmani në një intervistë në televizionin Telma.

Ai potencoi se gjendja e fundit e jashtëzakonshme dyjavore u ka ndihmuar si Qeveri të punojnë më pak nën presion të afateve dhe të fokusohen në gjendjen shëndetësore në këtë periudhë, ndërkohë të vazhdojnë të bisedojnë me partitë politike.

“Unë nuk pres qytetarët të na kuptojnë, por ne si ministra të cilët funksionojmë në bazë ditore e dimë sa na duhet më shpejtë që është e mundur Parlament funksional dhe Qeveri politike, kështu që ne jemi në një pozitë të vështirë të situatës së imponuar për shkak kësaj me Kuvendin për të cilën askush nuk është fajtor. Kuvendi u shpërnda më 12 shkurt kur askush nuk e dinte se do të kemi epidemi në vend”, potencoi Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!