Sunday, May 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBujar Osmani në krah të Merkos : Viti 2018 kyç për gjetjen...

Bujar Osmani në krah të Merkos : Viti 2018 kyç për gjetjen e zgjidhjes për emrin

Ekziston optimizëm i arsyeshëm se pikërisht në vitin 2018 do të tejkalohet problemi që Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Këtë sot nga Struga e porositi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

“Jemi optimistë se yjet janë vendosur ashtu që vetëm viti 2018 jep mundësi për depërtim konkret. Veç më vitin 2019 do të jetë vit i humbur për shkak të kësaj që ka zgjedhje në BE për Parlamentin Evropian dhe nuk mund të pritet që shtetet evropiane të fokusohen në Ballkan. Krahas kësaj zgjedhje ka edhe në Greqi dhe te ne. Duhet të jemi të sinqertë para qytetarëve dhe t’u themi se nëse e lëshojmë këtë shans në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të mund të gjejmë zgjidhje”, theksoi Osmani.

Ai tregoi në pasojat negative potenciale për çfarë ato do të thonin për, siç tha, “një shtet i vogël jashtë NATO-s dhe BE-së në këso rrethanash gjeopolitike”.

“Do të duhet të gjithë seriozisht të mendojmë. Përgjegjësia jonë si politikanë është që ta garantojmë ardhmërinë e shtetit dhe të gjeneratave që vijnë. Nuk guxojmë të udhëhiqemi nga emocione ditore por ta çojmë shtetin përpara. Është vështirë, absolutisht, por jemi të vetëdijshëm për rrethanat dhe mundësitë që i ofron viti 2018”, theksoi Osmani.

Zëvendëskryeministri tha se në këtë rast duhet të llogaritet për ndjeshmërinë rreth çështjes për të dyja palët.

“Zgjidhje e qëndrueshme mund të jetë vetëm kjo që është e pranueshme për të dy shtetet, dhe për këtë këto negociata, prej atje këto kompromise. Nimic dha propozim, ne ndërtojmë konsensus shtetëror për qëndrim si përgjigje të propozimit. Kuptohet se kemi edhe çështje tona të ndjeshme rreth kësaj megjithatë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e momentit dhe do të mund të gjejmë një zgjidhje të pranueshme reciproke që do ta mbajë dhe ruajë dinjitetin e të dy shteteve”, shtoi Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments