Wednesday, May 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBujar Osmani: BDI ka marrë tre vendime pas shpalljes së Ramiz Merkos...

Bujar Osmani: BDI ka marrë tre vendime pas shpalljes së Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke komentuar vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së, tha se BDI ka sjellë tre vendime, njëra është të fillojë hetimi menjëherë për Ramiz Merkon, e dyta, pranimi i vendimit të Ramiz Merko për pezullimin e antarësisë së tij në BDI dhe e treta është ndërprerja e aktivitetit partiak në Strugë.
“SHBA janë partneri jonë më i madh strategjik dhe qëndrimet e tyre jo vetëm që në BDI i respektojmë por i konsiderojmë si qëllim mira. Kështu ka qenë gjithmonë. Shpesh e them se çdo sukses i shtetit e mban vulën e SHBA-së, BDI ka qëndrime të qarta në lidhje me sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, mënyrës në të cilën punojnë bartësit e funksioneve publike dhe qëndrimet e tilla janë shndërruar në vendime formale në BDI.
BDI ka sjellë këto vendime: BDI kërkon menjëherë të fillojë hetim gjithëpërfshirës për Ramiz Merkon për të gjitha pretendimet dhe informacionet që dalin nga vendimi i DASH. E dyta, BDI e pranon vendimin e Ramiz Merkos për ngrirjen e antarësimit të tij në organet e partisë, kryesinë qendrore, këshillin qendror. BDI e ndërpret aktivitetin partiak në Strugë, derisa të mos krijohen kushte të reja për këtë. BDI u bën thirrje të gjitha institucionet të fillojnë hetime për të gjitha partitë politike, nga kryetarët deri tek tjerët, ngase vetëm kështu mund të luftohet korrupsioni”, tha Bujar Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments