Brisea Deliaj u shpall fituese e edicionit të VIII të festivalit “Gostivar Junior Fest” me këngën “Kopshti im” (FOTO)

0
37

Në një skenë të mbushur me dritë, ngjyra dhe tinguj magjikë, Brisea Deliaj u shpall fituese e edicionit të VIII të “Gostivar Junior Fest” me këngën “Kopshti im”, një krijim plotë ndjenjë, ngjyrë dhe dashuri nga kantautori i mirënjohur Vullnet Ibraimi.

Sa bukur është të shohësh ëndrrat që marrin krahë, zëra të vegjël që këndojnë me shpirt dhe dashurinë për artin që rritet bashkë me ta.