Muaj më parë INA paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të ketë arrestime të “peshqëve” të mëdhenjë në Maqedoni, kryesisht ish-krerë të Qeverisë së kaluar dhe funksionarë të tjerë shtetëror që ndiqen nga Prokuroria Speciale, por edhe hetime të tjera, që kanë ngelur nëpër sirtaret e Gjykatës Penale.
Pas zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm Lubomir Joveski dhe kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev do të nis zbatimi i ligjeve dhe vendimeve gjyqësore, që deri tani janë mbajtur nëpër sirtaret e gjykatave dhe prokurorisë. Gazetari Zoran Bozhinovski ka shkruar se së shpejti, duke mos përjashtuar edhe orë do të ketë arrestime siç ka shkruar të “bishave” dhe “naçallnikut”. Më tej ai në postim tjetër ka vazhduar duke përmendur emra se: “Pas zgjedhjes së prokurorit të ri publik, do të arrestohen Gruevski dhe Mijallkov. Pas tyre edhe bashkëpjesëmarrësit e tjerë do të shkojnë në Shutkë”, ka shkruar Bozhinovski.