Sot me shumë lumturi ndaj me ju gëzimin tim që më mbërthen gjithë shpirtin !
Doli nga shtypi libri im i dytë „Shenjat“.
Fjala e autorit
Te dashur ‘vjedhës’ të shkronjave, të rrugëve të mia, të kujtimeve që enden mbrenda këtij libri.
Nuk dua të flas për veten, e as për atë që kam bë, as edhe për atë që dua ta bëj, por vetëm dua të u’a tregoj rrugët e këtij labirinthi të vogël, rrugët në këtë botë të vogël që po e mbani në duar.
Dyert për të hyrë mbrenda nuk kërkojnë çelëz, por vetëm pak dashuri.
Muret që qëndrojnë para shkronjave mund ti thyeni vetëm me pak buzëqeshje.
Dritoret e kujtimeve mund ti hapni me disa fjalë të bukura…
Kur të keni nevojë për mua shkoni drejtë tymit të zi, kërkoni atë.
Aty do të jem, me letra në dorë e cigare pafund.
Për mua, për ju, për të gjjithë.
Blerton Arsllani
(Struga Ekspres)