Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBlerim Reka: Do të korrim fitore më 21 prill

Blerim Reka: Do të korrim fitore më 21 prill


Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut Blerim Reka, sot ka mbajtur konferencë të përbashkët me kryetarët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela.

Ai falënderoi qytetarët të cilët kanë dhënë nënshkrimet e nevojshme për të zyrtarizuar kandidaturën e tij dhe u shpreh i bindur se në zgjedhjet presidenciale do të korrin fitore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Falënderoj të gjithë qytetarët të cilët shprehën gatishmërinë për të mbështetur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, gjithashtu e shprehim të mbyllur procesin e mbledhjes së nënshkrimeve. Ky proces me qytetarët do të vazhdojë edhe më tej dhe më 21 prill do të fitojmë së bashku. Maqedonia është shtet, por nuk është republikë”.

“Republika bëhet me sundim të ligjit. Ajo nuk njeh gjyqësor të politizuar dhe administratë të nepotizuar. Gjatë viteve të kaluara, shteti ka qenë pronë e presidentit. Shpresoj që së bashku do të arrijmë qëllimin dhe ta shohim Maqedoninë në BE”, tha mes tjerash Reka.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, tha se koncepti i kandidatit Blerim Reka është i qartë dhe se gjitha partitë duhet të rreshtohen në mbështetje të tij.

“Jemi krenar që jemi mbështetës të një kandidati siç është Blerim Reka. Koncepti i tij për republikë është i qartë dhe dëshiron të vendos qytetarin të parin dhe të drejtat e tij. Besojmë që përmes kandidaturës dhe së bashku me qytetarët do të arrijmë të korrim fitore, pasi është koncept i drejt dhe besojmë se shumica e qytetarëve pret të ardhme më të mirë. Kandidatura e profesorit ka karrekterin, pas së cilës duhet të rreshtohen të gjitha partitë politike, ashtu siç e bëri Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët”, tha Sela.

Kurse kryetari i Lëvizjes Besa, tha se me përkrahjen e Blerim Rekës në zgjedhjet presidenciale, dëshirojnë të përçojnë mesazhin se për kryetar shteti dëshirojnë shtet dhe institucione të departizuara.

“Në emër të Lëvizjes Besa përgëzoj profesorin për guximin për kandidim dhe falënderoj qytetarët që u angazhuan për mbledhjen e nënshkrimeve. Ky është një hap i rëndësishëm për profesorin, por është hap i madh për Maqedoninë, për konceptin që duam ta promovojmë. Ne si Lëvizje Besa e përkrahëm profesorin, si një hap drejt një shteti të pavarur. Urojmë që të ketë edhe subjekte tjera që do të përkrahin këtë kandidaturë të pavarur, e cila nuk mund të kontestohet as në aspektin intelektual, as në atë diplomatik. Me këtë ne duam të japim mesazhin se duam president, jo militant partiak, por që do të jetë i barabartë për të gjithë”, tha mes tjerash Kasami.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill, ndërsa përveç Blerim Rekës, për kryetar shteti do të garojnë edhe Stevo Pendarovski si kandidati konsensual i pushtetit dhe Gordana Siljanovska nga opozita maqedonase.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!