Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBlenard Shei,kryetari i Aleancës së të rinjve ka një mesazh

Blenard Shei,kryetari i Aleancës së të rinjve ka një mesazh


Të nderuar miq,dashamirë e njerëz që çmoni të ardhmen e këtij populli,
Ashtu siç edhe mund të keni rastisur nëpër rrjete sociale, më 3 Nëntor në Tetovë do të mbahet Konferenca e Parë e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.
Shfrytëzoj rastin që të ftoj çdo të ri që të marrë pjesë, çdo të ri që deri tani ka menduar ndryshe, por nuk ka besuar e nuk ka guxuar për shkak të “frikës” nga një sistem konformist që dëgjon vetëm me njërin vesh.

Bëhuni pjesë e jona, pjesë e një grupi të rinjsh që përfaqësojnë shumë më shumë se sa një forum, grup që brenda për brenda vetes janë idhtarë të palëkundur të së drejtës, të mendimit ndryshe, por edhe të ndershmërisë duke mos qenë vetëm marionetë e urdhërave që përcillen nga lartë.

Nëse Aleanca për Shqiptarët konsiderohet zëri i Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa asnjë mëdyshje, rinia është jehona !

P.S.Të gjithë së bashku mund t’ia dalim, andaj çdokush që ka dëshirë të jetë pjesë e ndryshimit mund të më kontaktojë në çdo kohë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments