Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBiznesmenit i vendoset bombë në automjetin e tij

Biznesmenit i vendoset bombë në automjetin e tij

Bomba e cila sot në mëngjes i evakuoji nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme të artit në Shkup ka qenë e vendosur nën veturën e pronarit të dy klubeve të natës në Shkup, njofton Portalb.mk.
Sipas informatave jozyrtare të “Fokus”, bo mba ka qenë “kashikara” dhe është vendosur nën automjetin e veturës “Porshe”, që ka qenë në pronësi të tij.
Sipas informatave të portalit, pronari i klubeve të natës është i njohur si i afërm i një funksionari të lartë të VMRO-DPMNE-së, i cili e ka lëshuar politikën dhe ka filluar të merret me hotelieri. Në të njëjtin parking ka qenë e parkuar edhe vetura e ish drejtorit të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, i cili më pas ishte drejtues i firmave të biznesmenit rus, Sergej Samsonenko. Para ca kohës, në një intervistë për “Fokus”, Samsonenko e akuzoi Kapushevskin se ka punuar në mënyrë të paligjshme me qëllim që ta dëmtojë atë si pronar.
Kapushevski, ka thënë se ka qenë në shënjestër të kërcënimeve.
Ndryshe, MPB ka njoftuar se sot në ora 08:36 është paraqitur se në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” në hapësirën e parkingut ka pajisje që me dukje të bo mbës e lënë në afërsi të një automjeti. Zyrtarët policor kanë dalë në terren.
Nxënësve dhe arsimtarëve u është ndaluar të hyjnë në ndërtesën e shkollës. Pas kryerjes së operacionit nga MPB, nxënësit dhe profesorët janë kthyer në mësim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!