Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriBill Clinton në Shqipëri flet për situatën në veri të Kosovës: Ta...

Bill Clinton në Shqipëri flet për situatën në veri të Kosovës: Ta ndalim këtë marrëzi

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është pritur në Tiranë me ceremoni shtetërore.

Nga orkestra u kënduan himni shtetëror i SHBA-së dhe Shqipërisë.

Në ceremoni po marrin pjesë ish president të Shqipërisë, kabineti qeveritar, si dhe qytetarë të shumtë.

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, në fjalën e tij, pasi ka vlerësuar miqësinë midis dy kombeve, SHBA- Shqipëri, ka vënë theksin në faktin se ka vlerësuar komentet e kryeministrit Rama për të në lidhje me Kosovën, por nga ana tjetër ka nënvizuar se kjo ditë do të mbetet një thesar në jetën e tij.

Klinton u shpreh se mbeti mjaft i suprizuar nga pritja që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë nga Kosova, të cilët mbanin emrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi.

“Dua t’ju falenderoj! Ky moment do mbetet si një thesar në jetën time. Unë gjithnjë kam dashur të vij këtu”.

Tha ish-presidenti Clinton ndërkohë që u tha të rinjve shqiptarë të mos dekurajohen pasi problemet me të cilat ata përballen janë më të vjetra se vetë shtetet e fetë.

Për të gjithë ju në Shqipëri, për ata që shërbejnë në qeveri dhe për ata që u shërbehet, për gratë në këtë qeveri, për të rinjtë e mrekullueshëm që folën, ku disa kanë emrin tim e disa të të afërmve të mi, u kërkoj të mos dekurajohen. Këto problem janë më të vjetra se shtetet e besimet. Shikojni këta fëmijë! Keni rini të jashtëzakonshme”, tha Bill Clinton.

Bill Clinton Tirane
Bill Clinton me qytetarët e Kosovës që mbajnë emrin e tij

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë fjalës në ceremoninë në nder të tij në Tiranë shprehu shqetësimin për situatën në veri të Kosovës.

Clinton i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të tërhiqet dhe t’i tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse, duke iu referuar të drejtave të pakicave serbe në veri.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi”.

“Çfarë çështje e madhe politike mund të krijohet duke pasur këtë tension, qytetarët ka nevojë që t’u thuhet u duhet të votojnë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellje që po e nxit botën sot, pasi drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithëpërfshirëse”, tha Clinton.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments