Saturday, October 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBilall Kasamin e duan që nga Struga deri në Likovë

Bilall Kasamin e duan që nga Struga deri në Likovë

Pas shpifjeve të disa portaleve sot, po vijnë rreagime të ashpra nga zyrtar të lartë të Lëvizjes Besa, reagim ka patur edhe nga strukturat dhe aktivistë të kësaj partie.

Gjatë mbledhjeve të realizuara nëpër degët e kësaj partie, që nga Likova e deri në Strugë, kërkohet që Bilall Kasami të vazhdojë me udhëheqjen e kësaj partie.

Bilall Kasami gëzon përkrahje të padiskutueshme brenda organeve të partisë, ata shprehen se nuk do të lejojnë që marioneta nga jashtë të kenë dorë dhe ndërhyrje brenda kësaj strukture dhe Lëvizja Besa përkrah fuqishëm kryetarin e tanishëm dhe nuk e vë aspak në pikpyetje edhe udhëheqjen e po të njëjtit edhe katër vitet e ardhëshme pas kongresit të parë të paralajmëruar, thuhet në reagimin e lëshuam për mediat nga disa aktivistë të Lëvizjes BESA, të cilët duan që të ngelin anonim.

Ndryshe nëpër portale të afërta me BDI-në, u tha që Bilall Kasami do jep dorëheqje dhe se do kandidojë dikush tjetër nga Çairi, por siç thonë strukturat e kësaj partie deri më tani si i konfirmuar për kryetar ngel Bilall Kasami dhe se emrat e përfolur si Skënder Rexhepi-Zejdi apo Afrim Gashi nuk kanë shpallur kandidaturë për kryetar dhe pas kandidimit të Kasamit të vështira i kanë shanset pasi u mungon përkrahja e strukturave në terren. Me vetë faktin se zgjedhjet e brendshme po afrohen dhe se deri tani askush nuk ka gjetur guxim të shpallë kandidaturën, e bën më të fuqishëm qëndrimin e Bilall Kasamit në krye të kësaj partie.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments