Bilall Kasami tha se kanë shqyrtuar videon dhe nga ajo që kanë arritur të mësojnë është se bëhet fjalë për video të incizuar më herët.
“I lusim organet e rendit të tregojnë se ku është deputeti. Nuk është me rëndësi pozicioni i tij politik. Lëvizja BESA ka qëndrim të qartë, kjo qeveri duhet të bie. Organet duhet të na tregojnë se është shëndosh dhe mirë. Jemi të bindur se kjo video është e bërë më dhunë dhe është e bërë në momentin kur unë kam shkuar ta denoncojë zhdukjen”, tha Bilall Kasami, raporton SHENJA.
AI tha se ata dyshojnë se kjo situatë është inskenuar nga ana e pushtetit për shkak votimit.
“Edhe më tutje nuk kemi asnjë kontakt, të gjitha telefonat i ka të fikura”, theksoi më tej Kasami.
Kasami tha se Kastriot Rexhepi kishte deklaruar më herët se kjo Qeveri duhet të bie dhe ka dhënë nënshkrimin e tij që kjo Qeveri të bie.
“Kjo Qeveri është delegjitimuar me metoda të tilla, mund të ketë 120 deputetë. Qëndrimi i tij politik nuk është valid, më intereson të dijë a është shëndosh e mir më pas do të shohin organet”, tha Kasami më tej.