Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBilall Kasami: Nuk do të lejojmë kapjen e Lëvizjes Besa (VIDEO)

Bilall Kasami: Nuk do të lejojmë kapjen e Lëvizjes Besa (VIDEO)

Përçarjet brenda lëvizjes Besa në Maqedoni kanë qenë në fokus të emisionit “Diplomaticus” në News24, nën moderimin e gazetarit Erion Kaçorri.
Duke folur mbi këto probleme që kanë dalë në pah muajt e fundit, kryetari i lëvizjes Besa, Bilal Kasami është shprehur se disa individë të pakënaqur të cilët ishin në poste të larta të saj në momentin kur u shpall kongresi që do të mbahet më 24 shkurt dhe e ndjenë veten të rrezikuar se nuk do të merrnin legjitimitet nga strukturat bazë ndërmorën një hap të tillë që u vlerësua si një puç klasik politik.

“Një shqetësim që nuk i duhej Shqiptarëve të Maqedonisë, sepse lëvizja Besa u paraqit si një shpresë, si një subjekt politik që buron nga qytetarët dhe nga votuesit dhe nuk do jetë një subjekt politik i kapur nga disa individë. Unë këtë betejë do ta vazhdoj edhe më tej që lëvizjen Besa tua kthejë qytetarëve, votuesve dhe anëtarësisë së saj dhe nuk do të lejoj që asnjë individ brenda apo jashtë lëvizjes Besa të kapë këtë shpresë të Shqiptarëve dhe ta shndërrojë atë në një instrument për arritjen e qëllimeve të tyre”, shprehet Kasami.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments