Veriut përmes një komunikate ka njoftuar se sipas gjitha analizave që janë bërë nga ky institucion është marrë vendimi që vaksinat kundër Covid-19 nuk e prishin agjërimin.
“Marrë parasysh faktin se edhe këtë vit besimtarët islamë do të fillojnë agjërimin e Muajit të Ramazanit nën hijen e pandemisë Kovid-19, dhe me përpjekjen autoriteteve kompetente për stimulimin e imunitetit kolektiv përmes vaksinimit, Mexhlisi për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së në RMV, duke shqyrtuar argumentet autentike islame dhe duke u konsultuar me fetvatë e qendrave dhe akademive shkencore islame, informon besimtarët islamë se të gjitha vaksinat kundër Koronës, nuk e prishin agjërimin e agjëruesit edhe nëse merret gjatë ditës së agjërimit të Ramazanit”, thuhet në njoftimin e BFI-së
Tutje BFI ka dhënë argumentet në të cilat është bazuar ky vendim.
“Këto vaksina nuk depërtojnë në organizmin e njeriut përmes rrugëve natyrore të konsumimin të ushqimit dhe pijeve por depërtojnë përmes gjilpërës, dijetarët islamë duke u mbështetur në argumentet autentike konstatuan se vaksinimi kundër Koronës nuk e prishë agjërimin. Kjo përforcohet gjithashtu nga fakti se vaksina nuk ka as trajtim ushqyes e as vitaminoz, nuk arrin as në fytin e as lukthin e njeriut, prandaj edhe nuk e prishë agjërimin”, thuhet në komunikatën e BFI-së.
Autoritetet e Bashkësisë Fetare Islame në vend apelojnë tek qytetarët që në rast se kanë efekte anësore nga vaksinimi, të veprojnë sipas udhëzimeve të mjekëve.
“Mirëpo, nëse besimtarit islam gjatë agjërimit i paraqiten komplikime apo efekte anësore për shkak të vaksinimit apo për ndonjë shkak tjetër, atëherë është i detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të mjekëve, e nëse prishet agjërimi me përdorimin e ndonjë medikamenti tjetër, atëherë këtë ditë të agjërimit e kompenson me një ditë tjetër pas Ramnazanit”, theksohet në njoftim.