Saturday, October 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBFI i kundërpërgjigjet Vesel Memedit: Sulmin në BFI e realizuan njerëz të...

BFI i kundërpërgjigjet Vesel Memedit: Sulmin në BFI e realizuan njerëz të afërt me Vesel Memedin


Reagim

Vesel Memedi e ka gabuar adresën

Jemi të shtrënguar të reagojmë lidhur me sqarimin që, tashmë, ish-deputeti Vesel Memedi e bëri në Kuvendin e RMV me datë 9.07.2019 me rastin e dorëheqjes së vet nga detyra e të zgjedhurit të popullit, me ç’rast ai pa asnjë arsye konkrete, reale e objektive, e involvoi institucionin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përshkrimin e problemeve që ai dhe partia e tij e vogël, siç e quajti edhe vetë, i paskan pasur me partnerët e tyre të koalicionit. Krye së pari, për të hequr paqartësitë dhe hutinë që mund të shkaktojnë fjalët e një deputeti në largim, po themi dhe fuqishëm qëndrojmë pas deklaratës sonë, se me ardhjen në krye të BFI-së të Reis’ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, pra periudha prej vitit 2006, e karakterizon BFI si institucion që ka bërë çmos që të largojë ndikimin dhe përzierjen e politikës në punët e fesë, njëherësh edhe ndalimin e dhunës dhe të kërcënimeve të llojeve të ndryshme – përfshi dhe “vizitorët e natës”, të cilët me vizitat e tyre kërcënonin me jetë funksionarët e BFI-së. Ju përkujtojmë, siç thoni, “takimi i pajtimit” në selinë e BDI-së, të mbajtur më 25-26 maj 2005 (e jo 2006, siç potenconi nga foltorja e Kuvendit!), ishte iniciuar nga Hafëz Arif ef. Emini dhe këshilltarët e tij, pasi që e kishin stërmbushur BFI-në me elementë dhune dhe lloje të ndryshme të kërcënimeve që iu drejtonin nëpunësve të BFI-së nga njerëz ekstremë, radikalë, në të cilën periudhë ju, Vesel Memedi – medresant dhe profesor i Medresesë ku ishit, pse kurrë nuk e ngritët zërin në mbrojtje të BFI-së dhe, siç thoni, “grupeve të imamëve”, në fakt, të cilat kurrë nuk kanë ekzistuar si të tilla, ku ishit kur sulmohej Kuvendi i BFI-së nga grupe të armatosura, a thua krahas verbërisë edhe aq shumë jeni të kapluar nga amnezia dhe me përrallat e atyre që i quani “funksionarë” të BFI-së jeni futur në ëndrrat e të dehurve në mes të ditës, e të cilët funksionarë për më shumë se një dekadë BFI në mënyrë institucionale i ka hedhur nga organizmi i saj i brendshëm. Duke marrë parasysh pozitën kushtetuese-juridike të BFI së RMV, organizimin dhe hierarkinë e saj institucionale, kuptohet, nuk e eliminon bashkëpunimin e natyrshëm me të gjitha partitë politike të vendit, të pozitës dhe të opozitës, si edhe me pushtetin lokal dhe atë qendror – gjithnjë për të mirën e pjesëtarëve të Islamit dhe të mbarëvajtjes së jetës fetare islame, punë këto për të cilët BFI, në fakt, ekziston. Ky bashkëpunim dëshmohet nga takimet, vizitat, bashkëveprimet e shumta për çështje me interes fetar e kombëtar, dëshmohet me dyert e hapura për çdo subjekt politik shqiptar e joshqiptar, dëshmohet me vullnetin tonë për të lëvizur përpara ide dhe procese. Dhe, gjithmonë për këto gjëra ka mjaftuar vetëm vullneti i mirë, të cilin z. Vesel Memedi, mjerisht, asnjëherë nuk e ka treguar, ani pse medresant dhe njeri me “edukatë fetare”. Me këtë rast, shprehim keqardhje që ish-deputeti Vesel Memedi, i cili me asgjë nuk tregoi gjatë veprimit të vet brenda dhe jashtë Kuvendit të RMV ndonjë fije solidariteti lidhur me incidentet dhe sulmet ndaj BFI që ndodhën, përpara disa vjetësh (2015) dhe u përsëritën përpara disa muajsh, në fjalën e vet sqaruese përpara deputetëve pjesën më të madhe të fjalës së vet ia kushtoi do farë problemeve fiktive me të cilat kinse po u ballafaquaka institucioni i vetëm fetar islam në vend. Partia e z. Memedi, siç dihet, ishte subjekti i vetëm politik shqiptar që nuk reagoi në situatat e pashembullta të sulmeve direkte mbi Bashkësinë Fetare Islame që drejtoheshin nga qendra ekstreme e destabilizuese për jetën e organizuar fetare islame. Është për të ardhur keq kur një njeri i cili ka kryer medresenë, në mënyrë aq të paskrupullt akuzon BFI-në si “vend në të cilin pihet alkooli më i shtrenjtë”, ani pse jemi të sigurt që edhe vetë është i sigurt se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, vallë mos i ka mbetur “ udhëheqësi i tij shpirtëror”, ish-funksionari i qelbur, pa “lëng luleshtrydhe si ai i Norvegjisë”, apo mos, vallë, pa portofol të ministrit, Vesel Memedi nuk mund të njëjtit më tutje t’ia sigurojë nga xhepi. Ai po ashtu është i vetëdijshëm se spekulimet për “udbashët” që bëhen kuloareve, shumë moti kanë zënë vendin e merituar në plehun e thashethemeve dhe, kur janë të pabazuara dhe të pafaktuara, vlerën e kanë sa një hiç i madh. Është e turpshme të pretendosh se “lufta kundër mbeturinave të UDB-së do të fillojë nga BFI”, pra aty ku ato nuk ekzistojnë! Por, z. Memedi e di mirë këtë gjë, siç e di që sulmin e fundit mbi BFI e realizuan njerëz të afërt të tij, të drejtuar pikërisht nga segmente të caktuara të shërbimeve sekrete, të cilat ka kohë që nuk quhen më UDBA, por që s’mund të mohojmë trashëgiminë e veprimeve të saj. Veprimin dhe fjalët e z. Memedi në këtë drejtim populli i ka përmbledhur në thënien – “po të them, sa s’më ke thënë”!

Do të ishte e drejtë z. Memedi të merrej me problemet politike për të cilat është votuar dhe me të cilat është pritur të merret më seriozisht dhe jo me kalkulime e nxitje përçarjesh duke u thirrur në një “marrëveshje të vitit 2005, të cilën nuk e kanë iniciuar disa imamë”. Sidoqoftë, jemi në vitin 2019 dhe krejtësisht angazhime dhe sfida të tjera gjenden përpara BFIM, z. Memedi. “Grupacionet dhe grupet e imamëve” për të cilat ju po flitni mbeten vetëm temë e imagjinuar për ndonjë paraqitje lamtumirëse sikur kjo e juaja, kurse e vërteta është se brenda institucionit tonë mbretëron dëshira dhe vullneti i përgjithshëm për të shpënë deri në fund idenë e mbindërtimit të një BFI të dinjitetshme dhe të pandikuar nga askush, një BFI që do të veprojë vetëm mbi bazat e besimit islam si udhërrëfyes.

Në fund, duke parë shpifjet e shumta në deklaratën tuaj në Kuvend, BFI e RMV do të ngrejë padi penale në organet gjegjëse, nga shkaku se BFI njeh vetëm shtetin ligjor. Nëse ju keni pasur marrëveshje me A.A., ju garantojmë se BFI nuk ka bërë asnjë lloj marrëveshje, duke qenë se vetë ajo është mbipartiake.

Njëkohësisht, shfrytëzojmë rastin që t’u drejtohemi edhe subjekteve të tjera partiake ose jopartiake që dështimet e tyre të mos i lidhin me BFI-në, për shkak se BFI është institucion i besimtarëve të fesë islame dhe lidhjen e vetme e ka me Allahun (xh. sh.), me të vërtetën që rrezaton prej Tij.

Shkup, 10 korrik 2019

Shërbimi për Informim i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments