Ligjvënësit e ri amerikanë janë betuar këtë të enjte, duke zënë ulëse në 116 sa ka Kongresi.
Betimin për herë të parë e kanë bërë edhe Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar – kongresistet e para myslimane në histori të Kongresit të SHBA-së, shkruan AlJazeera.
Të dyja janë pjesë e Demokratëve. Tlaib është e lindur në Detroit nga prindërit emigrantë nga Palestina, kurse Omar në SHBA ka arritur si 14 vjeçare nga Somalia.
Në anën tjetër është Alexandaria Ocasio-Coretes që është bërë kongresistja më e rë në histroinë e Kongresit.
Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve është zgjedhur Nancy Pelosi e cila ka deklaruar – duke iu referuar edhe rasteve të dy myslimaneve dhe konkgresistes më të re – se “Kongresi këtë herë do të duket më ndryshe”.