Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBetejat e UÇK-së jetësuan Eposin e Kreshnikëve, aty pranë varrit të Omerit,...

Betejat e UÇK-së jetësuan Eposin e Kreshnikëve, aty pranë varrit të Omerit, në lëndinat e Koshares

Betejat e UÇK-së jetësuan Eposin e Kreshnikëve, aty pranë varrit të Omerit, në lëndinat e Koshares.

Serbët: “Kosharja Vietnam i vertetë, emri i saj na kujton vdekjen”.

Nekrologji e parashkruar nga Komandant “Katana”.
“Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë, nuk jam tretur”!

Mujdin Aliu, Zgalemi i Lirisë Dardane, Lulekuqe e Koshares, Dallandyshe e Pranëverës Tetovare.

Në Betejën e përgjakshme të Koshares, që kishte vazhduar atëkohë, prej pesë ditësh, para 21 vitesh lufta vazhdonte e egër në distancë shumë të afërt me armikun.
Thyrja e kufirit dhe ngadhnjimi i Operacionit “Shigjeta”, shembja e kufirit si akt moral e finalizim i ëndrrës shekullore e kishte rritur besimin e zgjuar shpresën e fitores së shpejtë, çlirimin e Kosovës nga pushtuesit barbarë, horrdhitë dushmane të Serbisë.

Lufta e UÇK-së kishte si qëllim çlirimin e Kosovës, por nga të gjithë shqiptarët konceptohej si luftë për çlirim, por edhe për bashkim kombëtar.
Aty u rreshtuan bijtë dhe bijat më të mirë të Kombit Shqiptar, të cilët i treguan botës se janë dalëzotës të Atdheut.

Beteja e Koshares bëri jehonë të madhe në shumë vende të Botës dhe e dha mesazhin e bashkimit, të dashurisë për Atdheun, si mbrohet ai, e si flijohesh për lirinë e tij.

Edhe pse të pakët në numër, me armatim simbolik, përballë një armiku numerikisht të madh, me armatim të rëndë e të sofistikuar, por me qëndrësë titanike arritën ta mundin atë dhe të shembin “Murin e Berlinit”, ndërshqiptarë, të vendosur padrejtësisht një shekull më parë.
Lufta e tmerrshme, dyluftimet e llahtarshme, trup me trup, dhëmb për dhëmb, heroizmi i jashtëzakonshëm i dragojëve të lirisë në fushën e mejdanëve i shkaktoi humbje të mëdha atyre, u ngjalli aq shumë frikë e panik serbëve sa ata që kanë shpetuar në kujtesën e tyre të dhimbshme e kanë pagëzuar si “Vietnam i vertetë”.
Ata shprehen se “Emri i saj u kujton vdekjen”.
Por shqipet e bjeshkëve e kishin me të shtrenjtë lirinë e Atdheut se jetën e tyre, prandaj ata nuk i trembeshin vdekjes, por e japin me krenari edhe pikën e fundit të gjakut për Kosovën martire.
Heroizmat e trimave të UÇK-së për më shumë se tre muaj në këtë betejë u ngjanin legjendave të kreshnikëve të Jutbinës, Mujit e Halilit.
Ata frymëzoheshin prej tyre duke ua rrefyer njeri tjetrit Eposin tonë legjendarë.
Gjaku i tyre njomte pothuajse çdo ditë varrin e Omerit i cili ndodhet në lëndinat e Koshares sipas legjendës.
Perleshjet më sfilitëse, me tragjike ku ranë shumë deshmorë ishte Rrasa e Zogut, për shkak të terrenit të veshtirë, por dhe pozicionit gjeostrategjik të saj.
Trimat e ÜÇK-së ngjiteshin asaj Rrase si shqiponja në gurë, por për të me në detaje do të flasim në ditët e ardhshme.
Në Betejën e Koshares ranë me dt 13-të prill në Altarin e lirisë Ali Daut Ivaja, Genc Mustaf Bytyçi, Xhafer Rexhëp Gashi.
Me dt 14-të ranë heroikisht në betejë trimat e paepur Kasim Uka, Korab Binxhiu, Bashkim Idrizi, Fisnik Salihu.
Në rradhët e UÇK-së ishin rreshtuar edhe djalëria e Iliridës, nga Shkupi, Tetova, Kumanova, Dibra, Struga, Gostivari e Kërçova, të bindur se çlirimin i Kosovës është afër dhe i sigurtë, e se shumë shpejt do të luftonin për çlirimin e trojeve të Iliridës nga regjimi i egër sllavo-maqedon.

Mes ketyre heronjëve spartanë ishte dhe Mujdin Aliu nga Poroj i Tetovës, vëllai i vetëm i dy motrave.

Babai tij, Qerimi, ishte arrestuar disa herë nga policia mizore dhe dënuar nga shteti barbar maqedonas, i cili ishte detyruar të emigronte, për t’i shpetuar përndjekjes e represionit, kështu që familjarisht ishin të motivuar për rezistencën me të gjitha mjetet, deri në sakrificën sublime.

Mujdin Aliu iu bashkua rradhëve të UÇK-së në Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit, në tetor të vitit 1998-të, pjesë e Njësitit “Skënderbeu”.

Në pranverën e vitit 1999-të u bë pjesë e formacioneve luftarake të Brigadës 138-të “Agim Ramadani”.

Gjithmonë ishte në vijën e parë të luftimeve në zonën e Rrasën së Koshares, ku ndodhej Kështjella e pamposhtur e UÇK-së.

Me dt 14 prill të vitit 1999-të ra në zonën e Rrasës së Zogut, për të mbetur lulëkuqe e Koshares, zë bilbili i bjeshkës, simbol i shembjes së kufirit, shqiponjë e monopateve të lirisë, palë e Flamurit Kombëtar, dallandyshe e pranëverës së Tetovës, kushtrim i krismave të pushkëve të lirisë së dt 14-të mars në Kalanë e Tetovës, burim frymëzimi për liri i UÇK-së dhe shqiptarëve të Maqedonisë në luftën e vitit 2001 dhe i Brigadës 112-të, që mbajti emrin e tij, Mujdin Aliu.

Trimat e Koshares në fillim varroseshin në qytetin e Bajram Currit, sepse Tropoja ishte mbështetja kryesore e kësaj lufte, ashtu siç kishte qenë në shekuj arenë betejash për çlirim, por edhe për shkak se ishte afër me bjeshkët e Koshares.
Heronjtë në fillim preheshin në qytetin e Bacë Bajramit, por amaneti i Mujdin Aliut ishte:
“Nëse vritem më varrosni në vendlindje”.
Bashkëluftetarët e tij e çuan në vend amanetin.
Pas një udhëtimi të gjatë e të vështirë, më në fund, me 18 prill -1999-të, zgalemi i lirisë, i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, mbërriti për t’u prehur përgjithmonë në vendlindje, në Poroj të Tetovës.
Gjakun e kishte lënë në Koshare, për tu shndërruar në lulëkuqe e saj.
Shpirti i tij kishte fluturuar në amshim, në lirinë që e deshi, për t’u bërë dritë e trojeve arbërore.
Tashmë ai i përket Pavdeksisë.
Komandanti i tij, artisti shumëdimensional, poeti, dramaturgu, piktori, strategu ushtarak, vizionari që kishte parashikuar luftën për çlirimin e Kosovës e Shtetin e saj, Agim Ramadani e kishte shkruar me vargje vetë nekrologjinë e tij për dhe shokëve të tij të idealit, deshmorëve të Koshares, të gjithë deshmorěve të Kombit..
Në ditaret e tij Komandant “Katana” e parandjente flijimin për lirinë e Kosovës dhe e quante mision të shenjtë sakrifikimin e jetës për te.
Ai shkruante:
“Tani unë jam hi e hije nuk kam.
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di.
Më kërkojnë, pyesin ku kam mbetur.
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë.
Jo nuk jam tretur”.

Çdo përvjetor të Betejës së Koshares legjendare, përkujtohet dhe Mujdin Aliu, me nder e respekt për veprën e tij sublime, që dha jetën për çlirim kombëtar.
Kjo vepër është përjetësuar në këngë nga zëri i spikatur i Mjeshtrit të madh të këngës shqipe, Ilir Shaqiri:
“Po na thërret Kosova, shpirti po na djeg.
Nisen për Koshare shqipet me dy fletë.
Asgjë n’botë s’desha më shumë se lirinë.
Gjaku im u bëftë dritë për shqiptarinë.
Jam djalë nga Tetova, më ka thirrë Atdheu.
Vetë Adem Jashari, gjaku i Skënderbeut”.
I dashur Mujdin Aliu!
Në këtë përvjetor të 21-të, të Betejës së Koshares, tuajn, në kujtesën e deshmorëve të Lirisë Dardane, deshmorëve që ranë në Maqedoninë e Veriut, në luftën për të drejta të barabarta ju themi se amanetet po përmbushen.
Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe ke shënuar 12-të vjetorin e Pavarësisë,12-të vjetorin e Kushtetutës së Shtetit të saj, që përkon me dt 9- prill, simbolikisht me ditën e shkuljes së piramidave dhe shembjes së kufijëve ndërshqiptarë, 21 vite më parë.
Kushtetuta e Kosovës e 9-të prillit e vitit 2008 -të sanksionon:
“Pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe rendin kushtetues”.
Burrështetasi, ish Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit, ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ja doli, ndonëse i vetëm, të ndalojë skenarët ogurëzi për ndarjen e Kosovës, paprekshmërinë e kufijëve të sanksionuar në Kushtetutën e saj.
Ai u bë barrikadë e pakapërcyeshme dhe shterroj ëndrrat e Serbisë së madhe në kurriz të Kosovës.
Kosova ka tashmë ushtrinë e saj për të mbrojtur integritetin territorial, por një Komb i tërë do të jetë përsëri i gatshëm për të mbrojtur trojet e veta, me devizën:
“Një Komb- një qëndrim”.
Doktrina e Konstruktorit të Shtetit të së Drejtes, paritetit qytetar, harmonisë ndërfetare e integrimit Euroatlantik, të strategut të luftës e arkitektit të paqes, Ali Ahmetit ka ngadhënjyer në Maqedoninë e Veriut.
Gjuha Shqipe, gjuha e Gjergj Kastriotit, Alfabetit të Manastirit, Shën Terezës është zyrtarizuar.
Shqipëria është në Nato dhe ka marrë rrugën për në BE, e së bashku me të dhe Maqedonia e Veriut.
Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut gezimi është i dyfishtë sepse përkrah flamujëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë Flamurin Kombëtare, Kuqezi por edhe Flamurin Shtetëror.
Shqiptarët e bashkuar të Tuzit kanë shënuar fitoren spektakolare në marsin e vitit të kaluar dhe valvitet krenar Flamuri i Ded Gjon Lulit.
Ata prej kohësh u bënë faktor përcaktues të orientimit Euroatlantik të Republikës së Malit të Zi.
Parandaluan grushtin e shtetit e garantuan vazhdimin e kursit politik, përendimor, sepse shqiptarët janë të shquar historikisht për vokacionin perendimor dhe mbrojtjen e vlerave të qytetërimit europian.
Presim me padurim zgjidhjen e nyjes gordiane të çeshtjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të Kauzës Çame, plagës që kullon gjak, dy degëve të thyera por jo të thara të trungut të lisit kombëtar shqiptar.
Ëndrra vazhdon dhe kontributi për finalizimin e saj është mision për çdo shqiptar.

Vijon…..

Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh”
Ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.
“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!