Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBesohet në 61 nënshkrime të mbledhura – Dorëzohet nisma për mocion votëbesimi...

Besohet në 61 nënshkrime të mbledhura – Dorëzohet nisma për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë

Për shkak se kryeministri Zoran Zaev nuk deponoi dorëheqjen, VMRO-DPMNE-ja, ASH-AAA, Lëvizja Besa dhe E Majta dorëzuan nismën për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Në arsyetimin e mocionit përmenden dështimet e Qeverisë LSDM-BDI në dy mandatet e fundit. Partia e Hristijan Mickoskit beson në 61 nënshkrimet e mbledhura.

“Derisa në këto momente do të nxirrej në votim mocioni votëbesimit ose më së voni të enjten, prej mbi 61 deputet. Dua të ju njoftoj se jemi në negociata edhe me deputet të tjerë në Kuvend. Pres që iniciativa për mosbesimin ndaj Qeverisë të mbështetet nga më shumë se 61 deputet”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksander Nikollovski.

Nikollovski nuk tregoi nëse njëra nga katër listat e nënshkruara nga 61 deputet është edhe dëshmi për mandatar, e cila do të vihej në funksion në momentin kur do të votohej mocioni votëbesimit ndaj Qeverisë. Ai tha se pas mosbesimit do të ndiqen procedurat kushtetuese hap pas hapi.

“Në momentin kur Kuvendi voton mosbesimin e Qeverisë, kryetari i Kuvendit obligohen ta njoftojë presidentin për vendimin dhe ky i fundit në përputhje me kushtetutën brenda 10 ditëve të ndajë mandatin”, u shpreh Nikollovski.

Opozita shqiptare beson se Zaev do të dorëhiqet dhe nuk do të ketë nevojë për mocion. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari thotë se anija e kryeministrit Zaev është drejtë fundosjes dhe nuk ka kthim mbrapa.

“Unë shpresoj sot që dorëheqja e atij të procesuohet dhe të mos ketë nevojë për votëbesim të qeverisë, më pas njeriu që do të mbledh 61 nënshkrime, ti deponoje te presidenti, për 10 ditë ta mare mandatin dhe ti filloje negociatat për formimin e qeverisë së re. Një gjë është evidente se anija e Zaevit është duke u fundosur. LSDM është komplet e përçarë, nuk dihet më as kush e udhëheq LSDM-në, s’dihet edhe me cilin duhet të bisedohet. Dje e dëgjuam Ahmetin se është i gatshëm të bisedoj edhe me LSDM-në edhe me VMRO-DPMNE-në. Do të thotë nuk paska diçka shumë kundër VMRO-së edhe pse gjithë fushatës ishte kundër VMRO-së dhe kjo më gëzon”, pohoi sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

Sipas Rregullores së Kuvendit, mocioni votëbesimit i iniciuar ndaj Qeverisë vendoset në rend ditë në ditën e tretë nga dita e dorëzimit. Nëse Qeverisë i votohet mosbesimi, kryeministri obligohet të paraqesë dorëheqje në Kuvend brenda afatit 24 orësh.

Adrian Kerimi/Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments