Friday, October 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaBesimtarët myslimanë mblidhen në malin Arafat (FOTO)

Besimtarët myslimanë mblidhen në malin Arafat (FOTO)

Gjatë pelegrinazhit në Mekë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur edhe në malin Arafat. Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhammed përcolli predikimin e fundit. Haxhi duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendjë ta përballojnë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.

Pelegrinët myslimanë janë ngjitur në malin Arafat në juglindje të Mekës. Dita e Arafat-it, konsiderohet si më e rëndësishmja gjatë pelegrinazhit për Haj, ku besimtarët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u lutur.

Lutjet në malin Arafat, i njohur gjithashtu si “Mali i Mëshirës”, janë pika kryesore e pelegrinazhit, teksa numri këtë vit është kufizuar në një milionë persona, përfshirë 850,000 nga jashtë, pasi Covidi uli ndjeshëm numrat gjatë 2020 dhe 2021.

Pas perëndimit të diellit, pelegrinët do të udhëtojnë në një distancë të shkurtër për në Muzdalifah, përpara se të kryejnë ceremoninë simbolike të “gjuajtjes me gurë të djallit” të shtunën.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments