Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBesa Lleshi, bukuroshja strugane ,gjyqtare dhe moderatore e suksesshme

Besa Lleshi, bukuroshja strugane ,gjyqtare dhe moderatore e suksesshme

Është gjyqtarja më e mirë e futbollit në Maqedoni në konkurrencën e femrave. Referon në të gjitha rangjet! Është fjala për Besa Lleshin, e cila e sprovon veten edhe si moderatore në televizion “Alsatm”. Ajo tregon se çfarë e ka shtyrë nga referimi të merret me profesionin e moderatores. Në fakt, merret vesh se shumë herë sportistët janë në siklet apo djersiten nga Besa, jo nga bukuria e saj, sa nga pyetjet thumbuese! “Nuk mund të them se më shtyu diçka nga referimi në moderatore, përderisa gjithçka lidhet në sport në jetën time. Është kënaqësi dhe plot dashuri, ngase vet jeta ime i përket sportit.

“Bota sot”: A keni stres durim kur sportistet nuk e tregojnë të vërteten gjatë emisionit tuaj?

Besa Lleshi: Stres! (hahah), a mund të bëhet një punë pa stres! Por stresi është një fjalë që ka kuptime të ndryshme, ndërsa tek unë ekziston stresi për të vetmen arsye që të jem sa më tepër e drejtpërdrejtë dhe të flas gjithmonë realitetin që po ndodhë në vendin tonë por dhe jashtë vendit. Por nuk mund ta anashkaloj edhe pjesën se jam shumë e padurueshme kur nuk flitet realiteti dhe gjithmonë mundohem të ngacmojë për të nxjerrë të bardhen dhe të zezën që po ndodhë në vendin tonë. Gjithmonë dëshirojë që shikuesit të jenë të informuar për realitetin.

“Bota sot”: A me vështirë në referim apo si moderatore?

Besa Lleshi: Çdo punë ka vështirësitë e saja. Nga një arbitre në një moderatore mund të them ështê diçka e përbashkët për mua, ngase si në arbitrim dhe në moderim kërkojë të jenë gjërat reale!

“Bota sot”: Çfarë iu brengos me shumë?

Besa Lleshi: Brengosje nuk mund të ketë nga unë gjatë emisionit. Por brengosja më e madhe është e vetë mysafirëve që ndodhen përball meje për të vetmen arsye që gjithmonë kërkojë të vërtetën. Pjesën e moderatores e kam patur dëshirë gjithmonë sepse dëshira ime e madhe është që gjinia femërore të udhëheqin edhe në pjesën e sportit, ngase gjithmonë kemi qenë të anashkaluar në këtë pjesë. Shtytja e vetme për mua ka qenë vetë dëshira ime për të shkrirë akullin që po ndodhë tek ne! Jemi mësuar të shohim ne vendet e tjera ne emisionet sportive të udhëheq një femër por në vendin tonë kjo pjesë ka qenë e zbrazur sepse para ekraneve gjithmonë kemi patur gjininë mashkullore. Është një ndjesi e bukur që para ekranit shihet dhe një femër. Dëshirojë sa më shumë të ketë femra të kyçura në emisionet sportive. Si përfundim falënderojë personat që më dhanë këtë mundësi të jemi unë një femër para ekranit, te jesh pjesë e Televizionit më të shikuar në vendin tonë “Tv Alsat M”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments