Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBESA është e gatshme të ndihmojë qeverinë e Zaevit pa kushte

BESA është e gatshme të ndihmojë qeverinë e Zaevit pa kushte

Para se të mendojmë për vende të ministrave, ne mendojmë për kursin e shtetit, për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, por sigurisht që jemi në komunikim me kryeministrin dhe sikur të uleshim të bisedojmë për çfarë do qoftë pozite të Lëvizjes Besa në Qeverinë e Maqedonisë, së pari do të kishim biseduar për kursin e shtetit , e më pas për dikasteret që do t’i kishte marrë partia jonë, tha në intevistë për Radio Evropa e Lirë Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa.
Në pyetjen rreth stabilitetit të Qeverisë dhe vlerësimin e tij se ku do të jetë përqëndrimi i Qeverisë, Kasami përshëndeti veprimet dhe vendosmërinë e kryeministrit për të pastruar kriminelët e pushtetit të kaluar, veçanërisht fajtorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend dhe inkurajoi kryeministrin që veprimet e rradhës të jenë pastrimi i elementeve problematike që kanë qenë pjesë e pushtetit të kaluar, por janë edhe pjesë e Qeverisë së aktuale.

“Në rast se kryeministri vendos që plotësisht të pastrojë tërë atë që ka ndodhur gjatë 10 viteve të kaluara, me siguri që vendoset në pikëpyetje edhe pjesëmarrja e BDI-së në Qeverinë aktuale, atëherë edhe ne do të kishim shqyrtuar pozitat tona dhe do të ishim kyçur në mënyrë më aktive në biseda për të qenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë”, tha Kasami.

Sa i përket çështjes së bojkotit aktual të VMRO-DPMNE-së në Kuvend dhe arrestimit të gjashtë deputetëve, kryetari i Lëvizjes Besa tha se në një rast të përgjakshëm si 27 prilli kur grup protestuesish u orientuan kah Kuvendi dhe përdorën dhunë ndaj të zgjedhurve të popullit, kjo gjë patjetër të ndriçohet plotësisht, sepse në të kundërtën len një njollë të zezë mbi tërë partinë VMRO-DPMNE dhe shtoi se kjo parti me zgjedhjen e kryetarit të ri do të krijojë një frymë të re për idetë e tyre rreth politikës së jashtme të vendit./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!