Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBESA e Strugës sot shpërndau maska falas (FOTO)

BESA e Strugës sot shpërndau maska falas (FOTO)

Aktivistë të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, së bashku me përfaqësues të Forumit të Gruas, sot në qytetin e Strugës, kanë shpërndarë maska mbrojtëse falas, si preventivë kundër pandemisë COVID-19. Rekomandimet e fundit nga ana e qeverisë janë që secili qytetarë të mbajë maskë dhe nëpërmjet këtij aksioni simbolik, Lëvizja BESA rikujton edhe njëherë se shëndeti i qytetarëve është në radhë të parë dhe gjithësecili nga ne, duhet të kujdesemi për të ruajtur atë.

#RespektoniRekomandimet
#MbaniMaska

Deklarata për mediumet e përfaqësueses së Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA, Bleta Ziba.

Aktiviteti jonë filloj në Tetovë duke vazhduar në Kumanovë, Likovë, Shkup, Gostivar, Vrapqisht dhe sot gjithashtu edhe ne në Strugë e vazhduam inciativën senzibilizuese e marrë nga Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas të Lëvizjes BESA. Duke shpërndar falas një sasi simbolike të maskave për qytetarët për mbrojtjen nga Covid 19.
Ju bëjmë apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve, të mos lëvizin pa maskë sepse vetëm kështu do mund ta parandalojmë dhe ta fitojmë betejën kundër kësaj pandemie.
Duke u kujdesur, duke mbajtur distancën dhe duke respektuar rekomandimet do e mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve.

30.04.2020
Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments