Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBESA E STRUGËS: KOMUNA E STRUGËS TË NDIHMOJË BIZNESIN STRUGAN

BESA E STRUGËS: KOMUNA E STRUGËS TË NDIHMOJË BIZNESIN STRUGAN

Të nderuar qytetarë, të nderuara mediume.

Të gjithë jemi dëshmitar të situatës së krijuar muajt e fundit si pasoje e krizës shëndetsore-ekonomike nga Pandemia COVID19 dhe efektet negative ndaj jetës, shëndetit dhe biznesit në përgjithësi.

Këto pasoja fatkeqësisht nuk lanë imunë as banorët e komunës sonë.

Si një qytet turistik që jemi, me një ekonomi kryesisht të bazuar në shërbime turistike, restorante dhe kafeteri, sektori kryesor i cili gjeneron të ardhura bazë për shumë familje strugane, fatkeqesishtë ishte sektori mē i goditur me masa më restriktive të mundshme, mbylljen e tërësishme të tyre me muaj të tëre.
Lajmi për rihapjen graduale e këtyre bizneseve në ditët në vijim është një lajm pozitiv pa dyshim, por ajo që është shqetësuese , është masa detyruese për dezinfektimin e detyrueshëm të të gjithë hapësirave të këtij sektori, të cilat kanë qënë detyrimisht të mbyllura kaq e sa kohë.
Kjo masë, e detyrueshme ka kosto të konsiderueshme, dhe do ishte një ngarkesë shtesë në buxhetin e këtyre bizneseve , të cilët nuk kanë gjeneruar asnje fitim me muaj të tërë, përkundrazi kane shënuar humbje të konsiderueshme.
Për atë shkak, Lëvizja BESA-Strugë kërkon nga Komuna e Strugës që në prag të rihapjes:

– Ti merr përsipër të gjitha harxhimet e dezinfektimit të të gjithë hapësirave hotelierike, restoranteve dhe kafeterive të cilët operojnë në komunën tonë në masën 100%, ose të organizoje ekipe të specializuara te cilët do bejnë dezinfektim intenziv të gjithë objekteve.

– Të anulojë në masën 100% të gjitha taksat komunale për vitin 2020 të cilat kanë të bëjnë me shfrytezimin e teracave verore, dhe hapësirat ku vendosen kariket shtesë gjatës sezonit veror.

-Të hyjë në bashkëpunim më intenziv me operatorët turistik, që sa më shpejte të rikuperohet oferta turistike në qytetin tonë për sezonin veror 2020, dhe të evitohen humbjet eventuale të mëtejme.

Lëvizja BESA-Strugë, i vendos të gjitha kapacitetet e saja njerëzore në disponim në tejkalimin sa më të lehte të kësaj situate të rënduar për të gjithë.

#Sëbashkudoiadalim

Lëvizja BESA-Strugë
07.05.2020

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!