Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBESA e Strugës: Gjuha shqipe injorohet në Strugë (FOTO)

BESA e Strugës: Gjuha shqipe injorohet në Strugë (FOTO)


REAGIM

Të nderuar qytetarë
Të nderuara mediume.

Edhe pas të satën herë që nga “zyrtarizimi” i gjuhës Shqipe në RMV , nga kjo qeveri, edhe nga të kaluarat para kësaj, implementimi i gjuhës Shqipe nga ana e institucioneve qendrore në qytetin tonë vazhdon të ngecë deri në injorim të plotë të saj.
Ja disa nga institucionet ku gjuha shqipe nuk respektohet:
-Njesia e Ministrisë së punëve të mbrendshme-Strugë, gjuha shqipe nuk figuron fare në tabelën e jashtme, ku komandanti i kësaj njësie eshte shqiptar, me zëvendesministër shqiptar.
-Pallati i Kulturës , gjuha shqipe nuk ekziston fare, me minister kulture shqiptar.
-Biblioteka e qytetit , ironija te jete më e madhe , tabela e lënë pas derës së hyrjes, simbolikë që lëndon akoma më tëpër,me ministër kulture shqiptar.
Të nderuar qytetar, denoncimet e kësaj natyre vazhdojnë të vijnë në adresën tone , dhe në jemi të vendosur që keto shqetësime ti bejmë publike, derisa këto “lëshime” institucionale të përmirësohen.
Aq më tepër kur edhe drejtori për implementimin e gjuhës shqipe ështe me prejardhje nga Struga.
Ftojme këtë agjensi urgjentisht të ndermer hapat e nevojshme per tu tejkaluar keto anomali dhe gjuha shqipe të respektohet ashtu siq i ka hije.

Lëvizja BESA-Struge
17.07 2019

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments