Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBekteshi thirrje Mickoskit: Eja vizito kompaninë e djalit të Ali Ahmetit në...

Bekteshi thirrje Mickoskit: Eja vizito kompaninë e djalit të Ali Ahmetit në Kërçovë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot i ka bërë ftesë publike kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që së bashku me gazetarët, të vizitojnë kompaninë e djalit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, Shkumbin Ahmeti.

Sipas ministrit, Shkumbin Ameti do të prezantojë publikisht të gjitha dokumentet për të cilat kompania e tij ka punuar që nga dita e themelimit deri në këtë pikë.

Bekteshi thekson se Shkumbin Ahmeti ka një firmë private që merret me arkitekturë dhe kryesisht të gjitha projektet e tij janë për nevoja të kompanive të caktuara në Zvicër.

“Lidhur me pretendimet e VMRO-DPMNE-së për djalin e Ahmetit, sot dua ta thërras publikisht, Mickovskin që të shkojmë në Kërçovë të vizitojmë zyrën e z. Shkumbin Ahmeti dhe para mediave, së bashku me z. Mickoski, të shohim se çfarë ka bërë Shkumbin Ahmeti në pesë vitet e fundit. Ai ka një kompani private që merret me arkitekturë dhe kryesisht të gjitha projektet e tij, më shumë se 99 për qind janë për Zvicrën dhe bën vizatime për nevojat e disa kompanive të tjera në Zvicër, e cila nuk ka lidhje me Republikën e Maqedonisë, e sidomos me institucionetqë kërkojnë shërbime të tilla”, tha Bekteshi.

Nëse do të jetë i guximshëm për atë që thotë, theksoi Bekteshi, nga sot kur të ketë kohë do ta rregulloj agjendën time me të tijën që të shkoj në Kërçovë bashkë me mediat në zyrën e Shkumbim Ahmetit dhe do t’i paraqesim publikisht të gjitha dokumentet.

Lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj nipit të Ali Ahmetit, Besian Ametit, Bekteshi tha se dy nënkryetarët e partisë, Timço Mutsunski dhe Vlado Misajlovski, duhet të kenë më shumë informacion se si është bërë përzgjedhja e promotorëve ekonomikë , pasi që të dy ishin atëherë në poste të larta qeveritare. Ai shtoi se VMRO të mos krijoj lajme të rreme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!