Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionBekim Qoku i drejtohet Grubit: Shpërndarësit e këtij virusi agresiv kanë qenë...

Bekim Qoku i drejtohet Grubit: Shpërndarësit e këtij virusi agresiv kanë qenë funksionarët e BDI-së, t’i izolojmë, t’i mbajmë në karantinë

Nëse korrupsionin e barazojmë me virus, siç po e bën Grubi, bartësit dhe shpërndarësit e këtij virusi në mënyrën më agresive të mundshme kanë qenë funksionarët e BDI-së. Andaj do ishte mirë t’i izolojmë, t’i mbajmë në karantinë për një kohë të gjatë. Po të kishte kaq e thjeshtë.

BDI përmes funksionarit të saj më të famshëm dhe më kontravers, Artan Grubi, kopjon strategjinë elektorale të PDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e cila për kryefjalë të fushatës kishte pikërisht dobësinë e saj më të madhe, pikën e saj më të dobët, konkretisht korrupsionin, vjedhjen, abuzimin me pushtetin. Gozhdën me gozhdë.
Por në Kosovë PDK u bë pikë e pesë, atje këto kopalla nuk kalojnë, sepse këtë nuk e lejoi puna, serioziteti, strategjia dhe vullneti i fortë i LV, që u kurorëzua me fitoren historike.

Këtu në MV mbase edhe mund të funksionojë, sepse, opozitës këtu i mungojnë këto atribute.

Bekim Qoku /Struga Ekspres

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments