Thursday, July 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBE do të hapë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

BE do të hapë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Komisioni Evropian bën të ditur sot në Strasburg, strategjinë e re të Ballkanit Perëndimor.
KE bën fjalë për “shans historik për të lidhur të ardhmen fort e pakthyeshme me Bashkimi Europian”.

Strategjia do të paraqitet nga komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, i cili për revistën gjermane, “Der Spiegel” tha se “dera jonë është e hapur, por për të kaluar duhet të sjellësh rezultatet e duhura.”

Strategjia që paraqitet të martën synon përshpejtimin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Në dokumentin e Komisionit Europian me titull “Një perspektivë e besueshme zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor theksohet se “një anëtarësim i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe interesin ekonomik të unionit”, por më parë duhen bërë reformat e nevojshme. Me këtë startim të ri perspektivës së besueshme të integrimit KE kërkon krijojë një “forcë nxitëse për transformim në rajon.” BE do të ofrojëa sistencën e saj për procesin e reformave. Në dokumentin e KE nënvizohet, se “BE do të përforcojë mbështetjen për procesin e transformimit”. Komisioni ka përpiluar një “plan aksioni” të detajuar e katërfaqësh.
KE përmend në strategjinë e saj se edhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të zgjidhin grindjet me fqinjët para anëtarësimit.

Ndërsa revista gjermane “der Spiegel” bazohet në të dhëna të Komisionit Europian, kur shkruan se KE pritet të japë rekomandim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

E kërkon të afrojë më shumë këto vende, edhe sepse Kina dhe Rusia kërkojnë të rrisin influencën e tyre, shkruan agjencia e lajmeve ‘Der Spiegel”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments