Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Vullneti i popullit shqiptar dhe i komuniteteve nuk është lodër që...

BDI: Vullneti i popullit shqiptar dhe i komuniteteve nuk është lodër që i përket VMRO-së

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj deklaratave të djeshme të VMRO-DPMNE-së në lidhje me konferencën për shtyp të Ali Ahmetit dhe liderëve të Frontit Europia, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se narativi antishqiptar shtatë vjeçar i imponuar nga VMRO DPMNE krijoi pasqyrë të shtrembëruar, të pasaktë, dhe të rrezikshme për vendin tonë.

“Sa i përket shprehjes skandaloze “Ahmeti të ndalojë të sillet si fëmijë i lazdruar që qan pas lodrës që nuk është e tij”, VMRO DPMNE duhet ta ketë të qartë se Qeveria nuk është lodër në duart e tyre dhe askujt tjetër dhe shkelja e vullnetit të sovranit është antidemokratik dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet konsistent në qëndrimet për respektimin e votës së popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, pasi kjo është garanca e vetme e stabilitetit dhe vazhdimësisë progresive të vendit. Ky shtet është i përbashkët dhe të gjithë duhet të japin kontribut për marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Askush të mos mendojë se populli do t’i lejojë ta kthejnë prapa nga rruga e nisur e barazisë dhe rruga europiane!Legjitimiteti dhe kredibiliteti i plotë zgjedhor dhe demokratik i takon Frontit Europian dhe vazaliteti i pakusht i humbësve është i destinuar të dështojë sepse nuk e ka mbështetjen e popullit”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!