Kryeministri Zoran Zaev sot së bashku me ekipin e tij të ngushtë do të realizoj takim me qytetarët e Strugës kurse në ora 20.30 do të organizohet tubim në sheshin e qytetit të Strugës.
Kryeministri Zoran Zaev do të kërkoj nga qytetarët e Komunës së Strugës përkrahjen dhe mbështetjen për kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ramiz Merko, për një Strugë më të qetë dhe më të sigurt, për një Strugë më të zhvilluar në të gjitha sferat e jetës.
Pritet që në këtë takim të marrin pjesë me mijëra qytetar të Komunës së Strugës, të cilët do të jenë pjesë e tubimit dhe takimeve me Kryeministrin.(BDI-Strugë)