Gjatë ditës së sotme, në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm me alternime të vranësirave dhe intervale reshjesh shiu. Në disa zona priten reshje intensive të shoqëruara me bubullima, ndërsa lokalisht mund të zhvillohen stuhi afatshkurtra me erë të fuqishme që mund të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë. Nuk përjashtohet mundësia e shkarkimeve elektrike dhe reshjeve të izoluara të breshrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 16 gradë, ndërsa ato maksimale do të variojnë mes 27 dhe 35 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu. Në disa pjesë të luginës parashikohen stuhi të përkohshme të shoqëruara me erëra të forta, bubullima dhe mundësi për breshër. Temperatura minimale do të jetë rreth 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.













