Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI sot do ta mbajë Kongresin e katërt

BDI sot do ta mbajë Kongresin e katërt

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do ta mbajë Kongresin të katërt partiak.

“Pas zgjedhjes së afërsisht 100 për qind të kryetarëve të rinj të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90 për qind të kryetarëve të rinj të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin të katërt partiak. Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut”, thuhet në kumtesën e partisë.

Një pjesë e mediave publikuan se në kongres pritet të rizgjidhet lideri i partisë Ali Ahmeti dhe të vendoset funksion i ri – sekretar për mundësi të barabarta. Përveç kësaj, siç shkruajnë mediat, është paraparë të zgjidhen edhe disa trupa të ri të partisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments