Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Këtë vit rrisim sërish pagën minimale dhe pensionet

BDI: Këtë vit rrisim sërish pagën minimale dhe pensionet

Edhe gjatë këtij viti do të vazhdojnë masat e suksesshme ekonomike në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim kujdesin ndaj qytetarëve e ka pasur gjithnjë në fokus të parë, andaj nga muaji Mars do të vazhdojë rritja e pensioneve për rreth 7%, me përfshirjen e rreth 330 mijë pensionistëve.

Bashkë me pensionet janë krijuar kushtet për rritjen e pagës minimale për 10% që do të jetë jo më pak se 20 mijë denarë, që do të harmonizohet me rritjen e pagave në të gjithë sektorët.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se punohet në mënyrë aktive për tërheqjen e investimeve të huaja të cilat hapin vende të reja të punës e që automatikisht ulet përqindja e papunësisë në vend, e që njëkohësisht janë paraparë 250 milionë euro për masat e reja antikrizë.

Në Buxhetin e vitit 2023 janë paraparë 800 milionë euro për investime kapitale me çka do të ketë rritje të madhe ekonomike, që sipas parashikimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do jetë rreth 2,3%.

Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë aktive dhe efikase mbron standardin e qytetarëve dhe siguron përkrahje të vazhdueshme për kompanitë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments