Tubimin nismëtar për referendumin e 30 shtatorit, Bashkimi Demokratik për Integrim do ta fillojë sot nga Tetovë ndërsa do ta përfundojë dy ditë para referendumit në Shkup.
Përveç takimeve me qytetarët, strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim do të takojnë grupe të ndryshme interesi, botën akademike, shoqërinë civile, mediat si dhe do të vendosin dialog edhe me partitë e tjera.
BDI-ja shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë krerët e shteteve evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.