Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBDI-ja e Llabunishtit vjen me reagim për situatën aktuale

BDI-ja e Llabunishtit vjen me reagim për situatën aktuale

Të nderuar banor të Llabunishtës

Me keqardhje të madhe e nisim qëndrimin tonë partiak dhe tekst në këto ditë të vështira, na vjen keq për ndodhitë e fundit në të dashurën tonë Llabunishtë, në shtetin si dhe në planetin tonë. Posaçërisht na vjen keq për jetët e humbura të motrave dhe vëllezërve në periudhën e fundit, xhehneti qoftë dhuratë për to, kurse të afërmve të tyre ju dëshirojmë durim dhe shëndet. Të gjithë të sëmurëve ju urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në aktivitetet e përditshme.
Përkundër momenteve të tilla të vështira për të gjithë ne, ne jemi duke ndjekur ngjarjet në rrjetet sociale dhe nuk mund të besojmë në atë çka ndjekim e çka lexojmë. Të dashur Llabunishtanë, a është tani koha për politikë, për përhapjen e urrejtjes dhe intolerancës? Ne kuptojmë patriotët e kompleksuar, të manipuluar, të kotë e të rremë që gjithë jetën e kanë kaluar duke shëtitur nga njëra parti në tjetrën, por gjithashtu besojmë se ato janë shumë pak në krahasim me ato të cilët janë të mençur dhe të durueshëm. Edhe pse qëndrimi ynë ishte që në këtë periudhë kur merremi me korona virusin të mos të deklarojmë asgjë në lidhje me partinë dhe politikën, por duheshte këtë ta bëjmë, besoni duheshte të ndajmë me gjithë ju të vërtetën, të nderuar Llabunishtanë.

Do e fillojmë kështu: Përse BDI është partija më e folur këtë periudhë, kur e dimë se qeveria është e përbërë nga kualicioni i më shumë partive, në mes LSDM, BDI, Alternativës.. ja një të dhënë oficiale nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016 nga votat në Llabunishtë: BDI – 1110, LSDM – 971, e atëhershmja BESA sot ALTERNATIVA – 717. Ju thonë diçka këto numra 971 dhe 717??? E dinit që edhe ALTERNATIVA është në qeveri? Mbani mend diçka nga të njëjtët në këtë periudhë qeverisjeje? Të paktën një metër rekonstruimi të ndonjë rruge, ose ndonjë punësim, mbani mend??? JO! Asgjë, asgjë fare nuk kanë bërë për Llabunishtën, ndërsa kanë marrë numër të madh të votave, për fat të keq . Të njëjtit ato e keqpërdorin këtë periudhë të ndijshme dhe përmes rrjeteve sociale, dhe me anë të fan faqeve (fan pages) nga ana e tyre, portale dhe profile të rrejshme filluan të shpërndajnë urrejtje, përçarje dhe mosbesim në mes Llabunishtanëve. Një pyetje tjetër, a ju kujtohen zgjedhjet lokale të vitit 2013? A e dini sa vota mori nga Llabunishta kryetari i mëparshëm i k. së Strugës nga rradhët e ALEANCËS PËR SHQIPTARËT? Mbi 3600 vota tonat. Ai është maksimumi i votave në Llabunishtë që një parti ka arritur ti sigurojë. A e dini çka fituam ne nga ato 3600 vota, a mbani mend diçka për fshatin tuaj dhe diçka nga kryetari i mëparshëm? Lirisht shkruani koment nëse diçka kanë bërë, ndoshta diçka të vogël, por ne nuk mbajmë mend ndonjë projekt të tyre madhor. Përkrahësit e po të njëjtës parti dhe udhëheqësit në komunë të periudhës nga viti 2013 deri në 2017 tani aktrojnë patriotë dhe të përgjegjshëm, kurse kur duheshte atë ta bëjnë nuk i kishte askund. TURP!!!

Tani dy tri fjalë për temën më të hidhur për të gjithë ne: Guroret. Ja një historijat të shkurtër për atë se kur janë dhënë koncesionet për eksploatimin e lëndëve të para minerale në zonën e Llabunishtës sonë:

1. Koncesion për ekspoaltim të lëndëve të para minerale – gurit gëlqeror, lokaliteti Gradishte (burim i madh) me leje ndërtimi nr. 24-7402/1 nga data 12.07.2001. Po, mirë lexoni viti 2001 (nga kjo gurore janë ato fotografi ku minojnë..)

2. . Koncesion për ekspoaltim të lëndëve të para minerale – gurit gëlqeror, lokaliteti Krasta me leje ndërtimi nr.24-2385/2 nga data 20.04.2012.

3. Koncesion për ekspoaltim lëndëve të para minerale – gurit gëlqeror, lokalitet f. Llabunishtë me leje ndërtimi nr.24-463/1 nga data 11.01.2013.

4. Koncesion për ekspoaltim të lëndëve të para minerale – gurit gëlqeror, lokalitet Krasta me leje ndërtimi nr.24-2961/14 nga data 31.12.2014.

5. Koncesion për ekspoaltim të lëndëve të para minerale – gur gëlqerori lokalitet Strizhak me leje ndërtimi nr.24-1652/2 nga data 14.07.2016.

Nëse mirë i patë vitet kur janë dhënë këto leje do të vini në perfundim se bëhet fjalë për periudhë kur asnjë nga funksionarët tonë partiak nuk kanë qenë në funksion. Por mos të keqkuptohemi, edhe pse atëherë nuk kanë qenë në funksion kjo nuk do të thotë amnesti për to, përkundrazi të njëjtët kanë për detyrë ti kundërvihen kësaj të keqeje, e keqe e vjetër më se 20 vite. Duam të themi që kemi qenë aktiv në të gjitha ndodhitë për pothuajse një vit luftë për mbylljen e të njëjtave. Si parti kemi qënë pjesë e të gjitha mbledhjeve, protestave, takimeve, kemi dhënë mund për komunikim me institucionet relevante për këtë problematikë.

Një retrospektivë të shkurtër për aktivitetet dhe ndodhitë njëvjeçare për këtë problematikë. Pothuajse para një viti Llabunishtanët u aktivizuan përmes shoqatave, organizatave qytetare, përfaqësuesve partiak me qëllim të zgjidhin problemin shumëvjeçar me guroret në fshatin tonë. U mblodhën nënshkrime për peticion, u organizuan protesta, u realizuan disa takime me përfaqësues nga institucionet kompetente. Ministri i ekonomise si më kompetent disa herë ishte në fshatin tonë, përfaqësues tonë ishin te ai në ministri, me kërkesën e tij u dërgua inspektim nga disa lëmi në vendngjarje dhe te të gjithë koncensionerët, jepeshin deklarata dhe intervista nëpër media në lidhje me problematikën tonë dhe në fund u dorëzua propozim ligji për ndryshim dhe përmirësim të Ligjit për lëndët e para minerale, i cili silleshte edhe për nenin 51 nga LLPM që ka të bëjë me mënyrën dhe procedurën e ndërprerjes të marrveshjes për eksploatimin e lëndëve të para minerale. Propozim ligji u vendos edhe si pikë në rendin e ditës në Parlament, por për arsye të lëshimin të të njëjtit nuk u arrit të miratohet ( këtu kishte edhe ndodhi të tjera dhe momente që më detalisht do ti diskutojmë në ndonjë rast tjetër).

Epilog nga ky sqarim i shkurtër i aktiviteteve brenda vitit te kaluar: të refuzuara tre kërkesa për koncesione të reja të cilat paraprakisht i kanë siguruar të gjitha mendimet pozitive dhe pajtueshmëritë nga ministritë dhe institucionet, ndërprerje e njëanshme e marrëveshjes me disa koncensionerë, tërheqje në kohë e disa të tjerëve, kurse ato që vazhdojnë të punojnë e kanë ulë intenzitetin e punës (të paktën deri tani). E dimë që nuk e kemi arritur qëllimin perfundimtar për mbylljen e guroreve, por besojmë se me mund të përbashkët në të ardhmen do ta arrijmë edhe atë. Me këtë qëllim ne si parti do të vazhdojmë me gjitha mjetet që i kemi në dispozicion, me gjithë fuqinë tonë, deri ne frymën e fundit të luftojmë këtë dhe çdo problem tjetër në fshatin tonë.

Dje në publik doli dokument ku përfaqësues të degëve politike dhe nëndegëve në Llabunishtë, kanë nënshkruar për bojkot për zgjedhjet parlamentare (kur do që të mbahen), dokumenti është nënshkruar nga të gjithë kryetarët e partive politike që gravitojnë në Llabunishtë, përveç nga partija jonë. Në atë takim përfaqësuesi i jonë shpalosi qëndrimin e BDI, se ne si parti do të marrim pjesë në zgjedhje, kur do që të mbahen. Mbajtëm këtë qëndrim me qëllim se besojmë se problemet tona aktuele duhet ti zgjedhim institucionalisht siç kemi vepruar deri më tani. Ky është qëndrimi jonë, I QARTË DHE PUBLIK. E çka do të bëjmë me ato që nënshkruajtën për bojkot, e një ditë më vonë anëtar të tyre nxorrën në listën për deputet? Çka do bëjmë me ato që vendosën nënshkrim por filluan me kampanjën dhe pregaditen për zgjedhje? A nuk është kjo dyftyrësi, a nuk është kjo lojë me intelektin e Llabunishtanëve? Përfaqësues të këtyre partive janë në nje huti të madhe nëse mendojmë se luajnë me ndjenjat dhe vetëdijen intelektuale të Llabunishtanëve. Ne jemi të bindur që Llabunishtanët i kanë detektuar këto manipulatorë dhe janë goxha të vetëdijshëm dhe arsimuar që të njohin të vërtetën dhe drejtësinë. Le tju shërbejë në nder atyre që gënjejnë që do të bojkotojnë sepse vetë do të jeni dëshmitarë se të njëjtit të parët do të vrapojnë në zgjedhjet e ardhëshme.

Para se të përfundojmë shkurt duam të ndajmë me ju (edhe pse për këtë pregadisim raport të printuar dhe me video) për atë çka kemi bë këtë mandat në nivel qëndror dhe lokal:

* Projekte nga lëmia e ekologjisë dhe ambientit jetësor
– pastrim dhe mirëmbajtje e vazhdueshme e deponisë së egër të fshatit
– 2/3 e deponisë transportohet jashtë Llabunishtës
– rezervar për ujë të pijshmëm me kapacitet prej 700m³
-lidhja e rrjetit të kanalizimit në pjesën e vetme të palidhur të fshatit tonë

• * Projekte nga lëmia e arsimit
– ndërtimi i murrit mbajtës dhe ndërtimi i sallës së sportit
-ndërtimi dhe lëshimi në përdorim i sallës sportive të shkollës
-investime në SHFK “Murat Llabunishti”
– organizimi i aktiviteteve edukativo arsimore për fëmijët parashkollorë

* Projekte infrastrukturore
– pastrimi, zgjerimi dhe betonimi i rrugëve lokale
-rekonstruimi dhe asfaltimi e rrugës qëndrore lokale
-rekonstruimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore në gjatësi prej 1 km
-asfaltimi i rrugës “Korea-Alumina e vjetër” në gjatësi prej 1.4 km
-asfaltimi i rrugës për te stanet e Llabunishtës
-ndërtimi i murrit mbajtës dhe sigurimi i hapësirave për parking te Xhamija – Krasta dhe projekte të tjera të cilat do ti prezantojmë në të ardhmen.

Në fund ju kërkojmë fajle të gjithëve që në kohë të vështira publikojmë tekst me konotacion politik, por besoni se ndjejmë përgjegjësi të ndajmë fakte dhe të vërteta, që ju si lexues të jeni të informuar për të njëjtat.

Nuk besojmë se ka të tillë që i gëzohen të keqes së popullit dhe vendit të vet, ndoshta dikush nga ju ka mallluar dhe ka sharë pjestarë të BDI, dikush direkt ka sulmuar BDI, ne ju kuptojmë dhe do tju falim për këtë, sepse besojmë se jeni të ndjeshëm, emocionalisht të dobët për arsye të situatës aktuale, ne fund të ditës te gjithë jemi të tillë, por duhet të qëndrojmë të fortë në këtë luftë të përbashkët.

Apelojmë

Ajde të gjithë bashkë ta kthejmë besimin.
Ti zgjasim dorën njëri tjetrit dhe të ndihmoemi në mundësitë tona. Tani i duhemi Llabunishtës, më shumë se kurrë.

Ajde të gjithë bashkë ti lëmë ndarjet, të të gjitha bazave.

Ajde të gjithë bashkë të largojmë renë e zezë që është ngritur mbi qiellin e Llabunishtës sonë të bukur.
Të lutemi, të besojmë, të jemi optimistë se “dielli do shkëlqejë” mbi Llabunishtën tonë.
Për Llabunishtën që e duam!!

* e shfrytëzojnë mundësinë të urojmë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, na qoftë për shumë vite, ta kalojmë me shëndet të plotë dhe lumturi me më të afërmit. Ramazani është muaji i ibadetit dhe mirësive. Le të jetë ky muaj i bekuar arsye që të freskojmë zemrat, përmbushjen e duave dhe lutjeve dhe forcimin e marrëdhënieve tona , me theks lidhjet dhe vlerat familjare.

Me respekt BDI – Llabunishtë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!